Dark Mode Light Mode

Fillon ndërtimi i projektit më të madh të Serbisë në Kosovë

s_1465459727-1977689Projekti më i madh i Serbisë në Kosovë që nga viti 1990, përkatësisht Lagjja e quajtur ‘Lugina e Diellit’ që do të mundësojë kthimin e serbëve në veri të Kosovës, do të fillojë së ndërtuari sot rreth orës 14:30.

Në vënien e gurthemelit afër kalasë së Zveçanit, pritet të marrë pjesë drejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, bashkë me episkopin Teodosije, si dhe politikanë serbë nga Kosova e Serbia.

“Ky është hap historik për kthimin e popullit tonë në Kosovë e Metohi, për serbët në Kosovë , por edhe për të gjithë serbët nga Kosova të cilët para 16 vjetësh u dëbuan”, pati thënë mes tjerash ditë më parë drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, në lidhje me ndërtimin e kësaj lagje.

Në lagjen e cila ndodhet në pozitën strategjike të rëndësishme ndërmjet Mitrovicës e Zveçanit, është paraparë të ndërtohen 300 shtëpi që do të mundësojnë kthimin e rreth 1500 banorëve, ndërsa, është investim i përbashkët i Qeverisë së Serbisë, Argjipeshkvisë Rashkë – Prizren dhe pushteteve lokale në veri të Kosovës.

Advertisement

Ndryshe, marrëveshjen për këtë projekt e kanë nënshkruar pikërisht episkopi Teodosije, Marko Gjuriq dhe kryetari ilegal i komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq më 12 korrik të vitit të kaluar, derisa ky projekt ishte prezantuar zyrtarisht më 31 maj të këtij viti edhe në Beograd. Kurse, çmimi i këtij projekti asnjëherë nuk është përmendur.

View Comments (2) View Comments (2)
  1. Po po , po fillon projekti i tret i kolonizimit serb te Kosoves kurse , autoritetet dhe kompetentet kosovare qe duhet ta pengonin kete projekt antishqiptar dhe anticivilizues , i kane fute veshet ne lesh dhe jane strukur diku ne ndonji qoshe te Qeverise ose Kuvendit te Kosoves …mose po i shefe ndonji deputet i ” listes”…lemeri vella, , lemeri

  2. Beogradi me te derguarin e tij , qarapanin Gjuriq, ne menyre teatrale ” inaguroi” vendin ku Rep. e Serbise do ti investoje 10 miljon € per ndertimin e 300 shtepive per familjet serbe.
    Serbet i kane pase dhe i kane pronat e veta ne Kosove ( ata te cilet gjate ketyre 17 viteve ende nuke ua kane shite shqiptareve per para te majme )
    Edhe ne te kaluaren serbet i grabiten pronat e shqiptareve kurse pronaret shqjptar u detyruan te shperngulen ne Turqi kurse pase 50-80 vitesh, keta kolon serb ua shiten tokat e kolinizuara shqiptareve.Sot po ndodhe e njeta gje dhe skenari i njejte , kolonizimi i trete i Kosoves dhe , elilogu dihet.Sa te vendosen kolonet e rije serb ne ato 300 shtepi, do te filloje shitja e shtepive bleresve shqiptar gjithesesi , per para te majme .Keshtu , shteti serb , behet pjesemarres ne bizniset e pista ku humbes dhe viktime prape , pere here te trete do te jene shqiltaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 − 3 =

Previous Post

Ish-inspektorja: Isa Mustafa më ndaloi të merrem me parregullsitë e ndërtimit të një objekti

Next Post

Le Temps: 100 mijë shqiptarë kërkojnë bileta për “Euro 2016”

Advertisement