nd_1465448824-6683088Kur e kishte njoftuar ish-kryeshefin e Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Ismet Haliti, për një leje të punës së kompanisë “Hysi Group”, e cila dyshohej se ishte e falsifikuar, ish-inspektorja Zyhrije Pllana ishte përballur me shpërfillje dhe sharje prej tij. Ia kishte marrë edhe lëndën, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ngjarje, sipas saj, ka ndodhur në vitin 2010. Duke e konsideruar si veprim të padrejtë, ajo i kishte shkruar letër ekzekutivit të atëhershëm të komunës, i cili udhëhiqej nga kryetari, Isa Mustafa, tash kryeministër i Kosovës. Në një takim që e kishin pasur së bashku menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Mustafa i kishte thënë se “kjo nuk është punë e jotja”, duke i kërkuar edhe që të largohet nga zyra.

Letra, e cila është konsideruar interne, pas disa ditësh ishte publikuar në medie, për çka automatikisht Zyhrije Pllana ishte suspenduar nga vendi i punës. Mirëpo, kur është përballur me Komisionin Disiplinor, ishte vërtetuar se ajo nuk e kishte nxjerrë atë, por dikush tjetër brenda komunës. Ishte shpallur e pafajshme, i ishte ngritur koeficienti, por nuk e kishin kthyer në vendin e njëjtë të punës.

SHPËRNDAJE