Dark Mode Light Mode
CNN: UÇPMB kishte 1.600 ushtarë
BIK: Ramazani fillon për një ditë në gjithë botën Prishtine, Tirane, Mekë, Berlin, Ankara, New York, Tiranë, Paris, Preshevë..
Duka dhe DeBiazi kthejani nderin kombëtares! Berati nga Bujanoca e ka vendin tek Kombëtarja!

BIK: Ramazani fillon për një ditë në gjithë botën Prishtine, Tirane, Mekë, Berlin, Ankara, New York, Tiranë, Paris, Preshevë..

ramazan30Ndryshe prej herëve të kaluar, kësaj radhe, në të gjithë globin më shumë se një miliardë myslimanë do ta fillojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit për një ditë.

Liderët kryesor fetarë nga e gjithë bota kanë vendosur që muaji i paqes dhe solidariteti të nis më 6 qershor dhe do të përfundoj më 5 korrik 2016. Edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka konfirmuar vendimin e përbashkët për fillimin e ditës së Ramazanit.

I kontaktuar nga Indeksonline, zyrtari i BIK-ut, Ahmet Sadriu ka thënë se muaji Ramazan do të startojë në datën e njëjtë me 6 qershor dhe do të përfundojë me 5 korrik.

Advertisement

“Është mbajtur një tubim i të gjitha shteteve ku edhe kanë ardhur në përfundim që muaji ramazan të fillojë dhe të përfundojë me datën e njëjtë dhe që festat të mbahen me datën e njëjtë”, ka thënë ai.

Sipas Sadriut, dallimet që ishin më herët në datat e fillimit dhe të përfundimit kanë sjellë një përfundim që të vendoset një datë e njëjtë për të gjitha vendet.

Duhet rikujtuar se këtë vit ramazani do të ketë orarin më të gjatë agjërimit në ciklin 33 vjeçar.

[yframe url=’https://www.youtube.com/watch?v=ksehc177d4o’]

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − 1 =

Previous Post

CNN: UÇPMB kishte 1.600 ushtarë

Next Post

Duka dhe DeBiazi kthejani nderin kombëtares! Berati nga Bujanoca e ka vendin tek Kombëtarja!

Advertisement