Dark Mode Light Mode

Independent: Kosova në vendin e 29’të për jetesën e mirë të personave të komunitetit LGBT (Foto)

Kjo hartë tregon vendet më të rënda dhe ato më të mira për jetesën e personave të komunitetit LGBT. Kosova, sipas kësaj liste renditet e 29’ta me 31.55 për qind.

indy_1462968444-8000706Sipas një statistike të Independent, Mbretëria e Bashkuar është renditur në një nga vendet më miqësore për personat e komunitetit LBGT në Europë.

Mirëpo, në këtë listë, Kosova është renditur në vendin e 29’të, kështu me 31.55 për qind për jetesën e personave të komunitetit LGBT.

Ndër vendet e Ballkanit, Kroacia gjendet e para me 66.55 për qind, sa i përket lirisë së shprehjes dhe të drejtave të komunitetit LGBT, transmeton Gazeta Express.

Advertisement

Për të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtat e komunitetit LGBT, Shqipëria u rëndit e 22’ta me 34.40 për qind.

Serbia u rëndit në vendin e 25’të me 32 për qind, Maqedonia në vendin e 36’të me 18.55 për qind, Mali i Zi në vendin e 20’të me 45.20 për qind.

Mirëpo, vendet e Europës lindore si Azerbajxhani, Rusia dhe Armenia, gjenden në fund të listës, kështu duke shënuar gjendjen më të keqe në botë sa i përket të drejtave të personave të komunitetit LBGT.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 3 =

Previous Post

Edhe Presheva (Gold AG) perkrah protesten e opozites me 14 maj, se këta burra luftuan ne Karadak e Luginë kunder Serbisë

Next Post

Kthehet i gjallë në shtëpi djali i rrëmbyer i Gilanit

Advertisement