Dark Mode Light Mode

Bunjaki flet për Xhakën e Shaqirin pas pranimit të Kosovës në UEFA

Albert Bunjaki ka hapur dyert për Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën

shaqaaaa_1462283206-8413757Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencë për media pas pranimit të Kosovës në UEFA, ka thënë se nuk duhet të bëhet presion në futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaret e tjera, veçanërisht Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

“Ne duhet të kemi respektin më të madh për futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaret e tjera. Veçanërisht për Xhakën e Shaqirit që janë në prag të kampionatit Evropian, dhe nuk duhet t’iu bëhet presion. Pas Euro 2016 atëherë do të shikojmë dhe nëse kanë dëshirë mund të vijnë, por duhet kemi harmoni me të gjithë”, është shprehur Bunjaki.

“Pranimi i Kosovës në UEFA është një fitore e madhe jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, kjo është një fitore e madhe për sportin”, shtoi Bunjaki.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × three =

Previous Post

Federata e Futbollit të Turqisë uron Kosovën për pranimin në UEFA

Next Post

Mediat serbe: Crvena Zvezda kundër Gllogovcit, Partizani kundër Prishtinës? A do t'i lejojë UEFA këto ndeshje

Advertisement