Dark Mode Light Mode

Tifozët Maqedonas: Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur

Një tjetër shfaqje antishqiptare u luajt sot në stadiumin “Filipi II” të Shkupit

vardariNë takimin mes Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët e ekipit vendas nuk i pushuan thirrjet “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”.

Përkundër paralajmërimeve të gjyqtarit, mbështetësit e skuadrës kryeqytetase vazhduan t’i përsërisnin koret raciste, ndërsa arbitri nuk e ndërpreu lojën.

Kjo ngjarje vjen vetëm një javë pasi drejtuesit e Shkëndijës u sulmuan në tribunë nga huliganët maqedonas në duelin mes këtyre ekipeve.

Advertisement

Sa për kronikë, Vardari fitoi 1-0 me një gol të dyshimtë të Jasir Asanit që në minutën e nëntë, duke u shkëputur +5 nga Shkëndija në luftën për titull.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + ten =

Previous Post

RAGMI MUSTAFA fiton në Preshevë...

Next Post

ALTERNATIVA e "kallin", festojn sikur për fitore

Advertisement