Dark Mode Light Mode

Në cdo moment pritet arrestimi i Azem Sylës

azem-syla-eulex-parrotlla-830x415Burime të informacionit pranë Eulexit, bëjnë të ditur se tani më është më se e sigurtë që deputeti i PDK- së, Azem Syla do të arrestohet çdo moment.
Deputeti Azem Syla është i lidhur,  sipas akuzave të Bllacës me të gjitha vrasjet dhe veprimet që i ka bërë ky grup pas luftës. Burime brenda Eulexit, bëjnë gjithashtu të ditur, se mos arrestimi i tij ka ardhur si rezultat direkt i presionit të PDK-së , por edhe qarqeve ndërkombëtare.
Vlen të thkesohet se Azem Syla ka qenë shtylla kryesore e PDK- së në bisedimet për koalicionin me LDK- në, i cili është arritur me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare.
Tani që është më se e sigurtë që mandati i Eulexit do të vazhdojë edhe pas qershorit, organet e këtij institucioni të drejtësisë, bashkarisht me drejtësinë vendore, do të fillojnë aksionet për ekzekutimin e lëndëve, që kanë pritur vite me radhë, si rezultat i drejtësisë selektive, që kanë bërë në radhë të parë ndërkombëtarët, pastaj edhe vendorët./parrotlla.net/
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 − one =

Previous Post

Prap ankohet Isa Mustafa!

Next Post

Gjurici kembekryq në Kosovë, përkunder pallavare te "ministrit" Selimi ?! Pritet shkarkimi i Selimit

Advertisement