Dark Mode Light Mode
Manchester i ofron pagë marramendëse portugezit Mourinhos
Trajneri serb e bën kosovarin kapiten të Malit të Zi (Foto)
Nje trup si Daphne Joy

Trajneri serb e bën kosovarin kapiten të Malit të Zi (Foto)

 20160326084254818646 (1)Lubisha Tumbakoviq, selektori i Malit të Zi, e ka bërë kapiteni të skuadrës sulmuesin kosovar, Fatos Beqiraj

Në kohën kur Kosova është në pritje të pranimit në UEFA e FIFA dhe kur Përfaqësuesja e Kosovës është para debutimit në arenën ndërkombëtare, një tjetër futbollist kosovar ka bërë histori në një përfaqësuese tjetër.

Sulmuesi prej më të mirëve që ka nxjerrë Kosova, Fatos Beqiraj, të enjten mbrëma ishte kapiten i Përfaqësueses A të Malit të Zi në futboll. Beqiraj 27-vjeçar ka mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjen miqësore që Mali e Zi e humbi 2:1 nga Greqia në udhëtim.

Vetë fakti që sulmuesi nga Peja është zgjedhur kapiten për këtë takim, dëshmon për statusin që e ka ai në Përfaqësuesen e Malit të Zi, shkruan Koha Ditore.

Advertisement

Kjo ndeshje është vlerësuar si një fillim i ri për Malin e Zi. Në postin e përzgjedhësit ka debutuar serbi i njohur Lubisha Tumbakoviq që menjëherë nderoi Beqirajn.

Në fakt, Malit të Zi në këtë takim i munguan katër lojtarë të rëndësishëm dhe zgjedhja e Beqirajt vlerësohet e përkohshme.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =

Previous Post

Manchester i ofron pagë marramendëse portugezit Mourinhos

Next Post

Nje trup si Daphne Joy

Advertisement