Dark Mode Light Mode

Messi: Do të isha shumë krenar të takohem me Obaman

obama_1458918904-9822219Lionel Messi insiston se do të ndihej krenar nëse do të takohej me Presidentin e Amerikës, Barack Obama

Një ditë më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, deklaroi se bija e tij ka kërkuar që të takohet me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.

Me të dëgjuar lajmin, ka reaguar edhe ylli i Barcelonës, i cili ka thënë se kjo gjë e ka befasuar dhe se do të takohej menjëherë me familjen Obama.

“Të them të drejtën, jam befasuar paksa që ai e tha atë. Por, edhe unë do të dëshiroja shumë që ta takojë familjen Obama”, ka thënë Messi.

Advertisement

“Do të isha shumë krenar nëse takoi Obaman dhe vajzën e tij, në përgjithësi familjen e tij. Por, e dimë se kjo nuk është e lehtë, është paksa e komplikuar. Nuk e di se kur do të ndodh një gjë e tillë. Ndoshta ai i bëri këto komente se ishte në Argjentinë, por unë kam mbetur i habitur sikur gjithë të tjerët”, ka shtuar Messi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =

Previous Post

OPOZITA E BASHKUAR: Deshton protesta e neserme

Next Post

Haradinaj thote se eshte boll, nuk rrahemi me polici, kurr!

Advertisement