Dark Mode Light Mode
SKANDALOZE: Ministrat (serbë) e Thacit-Mustafa duartrokasin sloganit “Kosova është zemra e Serbisë”
Holbrooke, gazetarit te Presheva Jonë në SHBA: Amerika dhe NATO do të bombardoj forcat serbe nga Beogradi, në Kosovë deri ne Preshevë!
Lajmi fundit nga Haga: Arrestohet zedhenësja e Carla del Pontes

Holbrooke, gazetarit te Presheva Jonë në SHBA: Amerika dhe NATO do të bombardoj forcat serbe nga Beogradi, në Kosovë deri ne Preshevë!

HollbrrGazetari agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” Nefail Maliqi, ne bisedë meambasadorin  amerikan Richard Holbrooke te cilin jo rastesisht nuk e quanin boldezer i Bllkanit

 

Preshevë, 24 mars  – “Këtë ma tha pas përfundimit të këtij takimi që kishte pasur Holbrooke me kreu ne Aleances Veritalantike dhe KS te OKB-së. Per këte laj  te mire më tha se mund tu tregosh shokëve në Zvicër, popullit lidashes  në Kosovë dhe Preshevë..”. ka pohuar gazetari dhe publicisti ynë Nefail Maliqi gazetar i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” duke perkujtuar intertvisten për gazeten kombëtare “Botas sot” me ambasadorin  amerikan Richard Hllbuk te cilin jo rastesisht nuk e quanin boldezer i Bllkanit.

Advertisement

 

bombnatooo1-300x195“Amerika dhe NATO do t ë bombardoj frocat serbe nga Beogradi, në Kosovë deri ne Preshevë !..” i ka thëne ambasadori  Richard Holbrook gazetarit shqiptar Nefail Maliqi i cili atebote nga selia e OKB ne new York kihste kaluar ne sleine e NATO-s për të percjellur sulmet e NATO.s pergajte 78 ditëve..deri ne kapitulimin e Serbisë

 

Para 48 orëve, me 22 mars komandot e NATO-s kishin dhënë urdhër të bombarojnë Serbinë. Pra, sot e para 17 vjetësh  filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Sulmet filluan më 24 mars, 1999, pak para orës 20:00, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

 

Fushata përfundoi më 10 qershor të po të njëjtit vit, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Më 3 prill, zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, sqaroi arsyet e sulmeve të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë: “Aksioni ushtarak i NATO-s i mbështet qëllimet politike të bashkësisë ndërkombëtare, për një Kosovë paqësore, shumetnike dhe demokratike, në të cilën të gjithë do të jetojnë në siguri”.

 

“Për këtë qëllim, Republika Federale e Jugosllavisë duhet të ndalë të gjitha aktivitetet shtypëse dhe luftarake dhe të tërheqë forcat e saj nga Kosova, si dhe të pranojë kushtet që të gjithë refugjatët të mund të kthehen sigurt në Kosovë, nën mbrojtjen e forcës ndërkombëtare të sigurisë” ka theksuar ambasadori amerikan për “Bota sot”

 

Pas 78 ditë bombardimesh, regjimi i Sllobodan Miloseviçit u përkul dhe i pranoi kushtet e Aleancës. Njoftimin, më 10 qershor, në Bruksel, e bëri sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana. “Sot, mund të shpall se Milosheviçi ra dakort me pesë kushtet e bashkësisë ndërkombëtare, prandaj, pak çaste më parë, e udhëzova gjeneralin Klark që t`i pezullojë operacionet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë” tha ne vazhdfim Hollburk

 

Dy ditë më vonë, komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan, Wesley Clark, njoftoi për hyrjen e trupave të para ndërkombëtare në Kosovë. Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, duke i krahasuar ngjarjet në Kosovë me ato të Hollkaustit, pati thënë se “NATO-ja u dha fund përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike për spastrim etnik dhe gjenocid”.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × two =

Previous Post

SKANDALOZE: Ministrat (serbë) e Thacit-Mustafa duartrokasin sloganit “Kosova është zemra e Serbisë”

Next Post

Lajmi fundit nga Haga: Arrestohet zedhenësja e Carla del Pontes

Advertisement