Dark Mode Light Mode

Ambasadoret dhe Familja Jashari largohen nga seanca për presidentin

gazaszddKishte qenë praktikë që familja e heroit Adem Jashari zakonisht të merrte pjesë në seancë, porse, sot, kur Hashim Thaçi pritet të votohet për president, asnjë nga pjesëtarët e familjes Jashari nuk është prezent.
Ende nuk dihen arsyet se pse familja Jashari e ka bojkotuar seancën e sotme, mirëpo, kohëve të fundit është folur shumë për prishje të raporteve ndërmjet kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe pjesëtareve të familjes së heroit të kombit Adem Jashari.
Madje ka kaluar kohë prej se Hashim Thaçi për herë të fundit ka vizituar familjen Jashari në Prekaz.
Vitin e kaluar Hashim Thaçi kishte bërë homazh tek memoriali i dëshmorëve, por, nuk kishte vizituar odën e familjes Jashari.

Ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Kosovës, të cilët kanë qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit kanë filluar të largohen nga ky institucion.
E para që është larguar është ambasadorja e Turqisë, Kivilicim Kiliç.
Kjo seancë është ndërprerë dy herë për shkak se opozita ka hedhur gazin lotsjellës.

 

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =

Previous Post

Forenzika hulumton për gaz në ulëset e deputetëve të opozitës

Next Post

Haradinaj: Gabim Historik i Thaçit-Mustafa që nënshkruan dje marrëveshje me shkiet. Sot po na fusin ne vllavrasje ?!

Advertisement