Dark Mode Light Mode

IFJ: Viti 2011 mori jetën e 106 gazetarëve nga plumbat

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve(IFJ) tha se më shumë se 100 gazetarë dhe personel tjetër i mediave janë vrarë në 2011- një rritje kjo nga viti paraprak.

Raporti tha se dhuna më e keqe ndaj mediave në vitin 2011 ishte ne Pakistan, Irak dhe Meksikë, ku janë raportuar nga 11 të vrarë në secilin nga këto vende.

Raporti thotë se në tërësi, 106 gazetarë janë vrarë në vitin 2011, krahasuar me 94 sa ishte shifra në 2010-ën.

Advertisement

IFJ ka kërkuar nga OKB-ja që të bëjë më shumë në mbrojtjen e gazetarëve.
IFJ thotë se i përfaqëson më shumë se 600 mijë gazetarë nga 100 vende në tërë botën.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − two =

Previous Post

MINISTRI MAKOLLI për „Presheva Jonë“: Në vitin 2012 do të kemi një diasporë më të integruar, më të avancuar

Next Post

Në disa vende të Botës filloi të festohet Viti i Ri 2012

Advertisement