Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe spitale të përgjithshme janë duke u trajtuar 902 pacientë të konfirmuar me COVID-19, prej të cilëve 37 janë në gjendje të rëndë.

Sipas raportit ditor të SHSKUK-së, numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë është 1 mijë e 16, teksa janë 797 të konfirmuar me COVID-19 që po trajtohen me oksigjenoterapi.

Njoftimi i plotë:
24 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
1016 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
902 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
797 me oksigjeno-terapi
37 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 358 pacientë të shtrirë, 325 prej tyre Covid-19 pozitivë,309 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 119 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 54 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 22 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 56 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 658 pacientë, 577 prej tyre Covid-19 pozitivë, 488 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 130 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 126 pacientë
– Spitali i Pejës, 162 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 112 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 82 pacientë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE