Në qendrat e votimit në Maqedoni në kuadër të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari kanë votuar gjithsej 453 persona që ndjehen si bullgarë.

“Dita e zgjedhjeve në vend ka përfunduar e qetë dhe pa fluks votuesish në shtatë njësitë zgjedhore”, njoftojnë nga “BTA”.

Siç thonë nga atje, numri më i madh i votuesve ka qenë në Shkup, në Ambasadën Bullgare, ku të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 186 persona, pak më shumë se ata që kanë votuar në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, kur kanë votuar 172 persona.

Të drejtën e votës në Tetovë e kanë shfrytëzuar së paku 8 votues, ku për herë të parë në këto zgjedhje është hapur një vendvotim. Në Ohër kanë votuar 65, në Manastir 55.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar në tetor, në Maqedoni votuan 461 persona me vetëdije bullgare.

SHPËRNDAJE