hakiiËshtë shënuar 26-vjetori i themelimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër.

Me këtë rast, Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër Haki Latifi ka mbajtur një fjalim para pjesëmarrësve.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të Latifit:

“E nderuara z. Teuta Ibrahim Rugova;
Të nderuar zotrinj deputet Salih Morina dhe Armend Zemaj;
E nderuara z. kryetare Qibrije Hoxha;
I nderuar z. kryetar Bahtir Kastrati me bashkëpunëtor;
Të nderuar veprimtarë të Degës së LDK-së në Gjermani;z. Mehmet Koka, z. Fazli Gashi me bashkëpunëtor,
Inderuar z. Rexhep Rexhepi,
Përfaqsues të subjekteve dhe shoqatave të organizuara në Zvicër, të Shoqatës “Sali Çekaj” dhe të bashkësisë Shqiptare,
Të nderuar anëtarë dhe simpatizues të LDK-së
Të nderuar familje të dëshmorëve;
Zonja dhe zotërinj,

Sot, jam i nderuar dhe kam kënaçësinë që tju përshëndes në emër të Degës së LDK-së dhe falenderuar të gjithë veprimtarët që për 26 vjet të veprimit të kësaj Dege, nuk kursyen dhe vazhdojnë të mos kursejnë kohën dhe mundin për të ndihmuar dhe forcuar këtë organizim të rrugëtimit tonë të përbashkët. Një falenderim i veçant shkon për Nëndegët e LDK-së, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinor të kësaj Dege të LDK-së në të cilën me punën praktike të krijimit të strukturave vepruese, vepruan dhe punuan në forcimin e degës së LDK-së në Zvicër.

Sot kremtojmë 26-vjetorin e themelimit të Degës në Zvicër, njëra prej datave më të rëndësishme në historinë e organizimit të mërgimtarëve këtu në Zvicër, në të cilën na kthenë në kujtimet tona të cilat kujtime takohen në pikën e përbashkët të përpjekjeve dhe angazhimeve tona për bërjen e shtetit të Kosovës, për fitimin e lirisë dhe për realizimin e vizionit për Kosovën e pavarur për breznitë që po vijnë.

Në udhën e sendërtimin të këtij projekti madhor për liri, pavarësi dhe demokraci, të udhëhequr nga themeluesi i LDK-së dhe i shtetit të Kosovës Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, LDK-ë ishte busulla e veprimit dhe e mendimit nacional politik në Kosovë, duke qenë përherë një shembull i demokracisë dhe pluralizmit të brendshëm partiak dhe më gjerë.

Dega e LDK-së në Zvicër gjatë ekëtyre 26 viteve, përkundër tendencave dhe skenareve të dështuara destruktive për ta dëmtuar imazhin e saj nga individ apo grupe të caktuar ishte dhe mbetet një nga degët më të fuqishme që ka mbajt stabilitet të jashtëzakonshëm në rrugëtmin e saj dhe drejtëpërdrejtë ka patur rezultate të mëdha.

Pikërisht kjo ishte sublimuesja më e drejpërdrejtë e ndjenjave të përgjithëshme të bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër për të qenë gjithë kohën bashkë me popullin shqiptarë si në periudhën e organizimit politik,
në atë të rezistencës e të mbijetesës si dhe në periudhën e ndërtimit demokratik të vendit.

Jam i bindur se LDK në Zvicër mund të rritet dhe duhet të rritet edhe më shumë, ashtu siç jam i bindur se faktorë kyç të kësaj rritje janë gratë dhe të rinjtë, prandaj le të jetë edhe ky përvjetor një rast për të reflektuar për përkushtimin tonë që ta rrisim dhe forcojmë organizimin tonë në LDK-ë, duke ruajtur vlerat tona siq janë gjuha, kultura dhe traditat tona të pasura si dhe duke u integruar në shoqërin zvicrane.
LDK ishte dhe mbetët artikuluese e një vizioni të qartë të një njeriu të madh të Kosovës që patëm rast ta jetojmë bashkë e ai ishte dhe mbeti Presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, cili diti më së miri të sublimojë këtë energji e këtë ndenjë për liri e pavarësi dhe ta thotë atë më së miri para nesh e para botës. Ndaj zëri i Ibrahim Rugovës ishte një zë i popullit të Kosovës dhe shprehje apo shpalosje e identitetit tonë andaj edhe i mbetemi borxh vizionit të tij për ta ndërtuar lirinë dhe ndërtuar vendlindjen tonë të dashur.

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Lidhja Demokratike –Dega në Zvicër u themelua , më 29 prill 1990 të përbërë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë të cilët ishin larguar nga Kosova nga ndjekjet dhe represioni i vazhdueshëm që bënte agresori serb, në të cilën kishin mbledhur forcë për ta bërë një organizim që i përgjigjej nevojave të Kohës.

Sot Kremtojmë 26 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër sepse është krijuar traditë dhe kulturë për aktivitetet nga më të ndryshmet siq janë: organizimet festive, konfereca të ndryshme, turnire sportive, promovime librrash, përkujtime të heronjëve apo ditëlindje personalitetesh dhe shumë aktivitete të tjera. Ku një falenderim i veçant shkonë për kryetarët dhe kryesitë nëndegëve të LDK-së të cilët nuk kursyen dhe nuk kursejnë kohën për të rritur cilësinë e organizimit të kësaj Dege.

Lidhja Demokratike e kosovës nën udhheqjën e kryeministrit z. Isa Mustafa vazhdon të qeveris me program që, substancë ka zhvillimin ekonomik dhe punësimin, demokracinë dhe integrimin euro-atlantik, përparimin e arsimit, dijes dhe teknologjisë; politikave të reja në shëndetësi dhe mirëqenie sociale, çështjeve të gruas dhe të të rinjëve dhe sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët. Rezultatet janë në të gjitha fushat, ka avancim në dinamikë, ritme reale e të matshme. Nevojat janë të mëdha, vështirësitë të shumta, siç edhe vullneti dhe vendosmëria për jetësimin e objektivave të zhvillimit. Së këndejmi, Kryesia e LDK-së,

Kryeministri, ministrat dhe deputetë e LDK kanë mbështetjen e fuqishme të Degës së LDK-së në Zvicër në angazhimet shtetërore, në ushtrim të kompetencave kushtetuese e ligjore.
Të nderuar pjesmarrës,

Sot, duke pasur nevojë të madhe për t’u rritur ekonomikisht dhe për të krijuar vende të reja pune, Kosova nuk guxon të neglizhojë potencialin e rëndësishëm të diasporës. Puna me mërgimtarët shqiptar mund t’i ndihmojë Kosovës që të përmirësojë imazhin e saj jashtë vendit dhe kjo mund të lehtësojë investimet dhe përkrahjen tjetër që mund të vijë jashtë diasporës.

LDK-ja ishte dhe është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese. Ketu duhet të kujtojmë edhe ajkën e mendimit pozitiv të LDK-së dhe të Kosovës, e cila në kohët më të vështira i qëndroi përballë akademisë dhe synimeve pushtuese serbe. Ne nuk mund të mbajmë evenimente të tilla pa kujtuar aktin e shpalljes në Kaçanik, referendumin për pavarësi te vitit 92, këshillat e financimit. Prandaj ne duhet të hapërojmë së bashku me qëllim të ndërtimit të shtetit tonë. Këto janë vlera demokratike në nivel kombëtar me liderin e saj historik Dr. Ibrahim Rugova. LDK pati besimin e popullit, e në të cilën ishte shtylla e lirisë së shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Të nderuar zonja dhe zotërinj,

LDK-së pati fatin e madh që të ketë në gjirin e vet atdhetarë dhe humanist me vision të rrallë, të cilët i takojnë botës së amshueshme.

U falemi përjetë të gjithë atyre që ranë për të mos vdekur kurrë në kujtesën e shqiptarëve. Nderimi i përjetshëm për veprimtarët dhe ata njerëz që fizikisht nuk i kemi në mesin tonë! Ata bënë që këta përvjetorë, të mbajnë vulën e angazhimeve dhe të punës së tyre.

U jemi mirënjohës edhe ndihmës që dhanë miqtë e popullit shqiptar në krye me SHBA-të duke e falenderuar popullin dhe shtetin Zvicerian dhe ku vazhdon të ndihmoj dhe përkrah shtetin kosovën dhe e cila ishte ndër shtetët e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

LDK është truri dhe zemra e Lirisë së Kosovës, shpresa e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që dodhen.
LDK dhe Rugova janë projektuesit e Kosovës moderne, Kosovës së Lirë dhe të Pavarur.
Zoti e bekoft LDK-ën!

Zoti e bekoft Kosovën dhe gjithë shqiptarët!”, ka thënë Latifi para të pranishmëve./A.M.

SHPËRNDAJE