Është vetëm 25-vjeçare, por e bindur për të përfaqësuar rininë e Kosovës në Kuvend, Ardita Rrahmani ka vendosur të hyjë në garën për deputete në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Rrahmani, e cila është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga mosha 17-vjeçare gjatë një interviste për Telegrafin, ka shpalosur qëllimet e saj, për të cilat ajo ka vendosur të garojë në këto zgjedhje.

Ajo u shpreh se do të jetë zëri i rinisë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa theksoi se do të punojë që të rinjtë e Kosovës të mos e braktisin vendin.

“Prioritet i imi është rinia, arsimi, kultura. Përmes kulturës ne prezantohemi në vendet tjera. Për rininë, sepse e shohim se fatkeqësisht prioritet i të rinjve është ikja nga vendi, ndërsa arsimi, për shkak se rezultatet e fundit tregojnë se nuk e kemi një cilësi të mirë të arsimit në Kosovë”, tha Rrahmani.

Kandidatja për deputete e LDK-së, Ardita Rrahmani gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

Kandidatja për deputete e LDK-së nga Kaçaniku, u shpreh se ndalimi i ikjes së të rinjve nga Kosova, është prioriteti i saj, për të cilën gjë do të jetë më e zëshme nëne fiton ulëse në Kuvend.

Ajo ftoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të dalin e të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

SHPËRNDAJE