Pep Guardiola kishte një natë shumë më të lehtë nga sa do të priste pasi Manchester City arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, por ai pati një debat shumë të fortë me Kevin De Bruyne në një moment të lojës.

Guardiola do të kishte qenë shumë i lumtur me punën që skuadra e tij pati të mërkurën, pasi ata e bënë të duket e lehtë ‘coptimi’ i Real Madridin, duke e kthyer skenarin mbi ekipin që zakonisht shpërbë të tjerët në garë.

Pjesa e parë u dominua plotësisht nga liderët e Ligës Premier me Bernardo Silva që shënoi dy gola dhe e bëri kampionët e Evropës të duken si një skuadër e League One, e cila nuk do të kishte fat për të barazuar Cityn në raundin e tretë të FA Cup.

Gjërat nuk u bënë shumë më mirë për Realin as në pjesën e dytë me Manuel Akanji dhe Julian Alvarez që shënuan për fitoren e thellë 4-0 ndaj Los Blancos.

E vetmja gjë që bëri jehonë jashtë ndeshjes ishte një moment debati mes yllit belg, De Bruyne dhe trajnerit Guardiola.

 

Në fakt Guardiola ishte shumë i pakënaqur me belgun saqë ata përfunduan duke u grindur me njëri-tjetrin.

Ishte trajneri spanjoll i cili i tha disa herë mesfushorit ta pasonte topin gjatë një aksioni, por De Bruyne iu kthye me nervoz duke i thënë ta “mbylle, hesht”.

Videot e debatit tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale, por pas ndeshjes dyshja është parë e lumtur me njëri-tjetrin duke e lënë në fushë atë që ndodhi në fushë.

SHPËRNDAJE