largea_c531149a172d2505ff5405f07c0b9ce11457936207Zurich, 14 mars  /Q.LL  -Kjo përleshje mund të vinte direkt nga ndonjë skenë hollivudiane: Një 37 vjeçar nga Kosova sulmon natën e së shtunës në Spreitenbach AG, kundrejt një bashkëkombasi. Ky i fundit arriti të largohet drejt magjistrales A1, duke alarmuar ndërkohë policinë.

Pak pas mbërritje në tunel mercedesi i tij mbulohet nga flakët dhe digjet komplet. Paraprakisht atij i ishte prishur sistemi elektronik, por fatmirësisht del nga automjeti dhe arratiset në këmbë. Lulzim Berisha shpëtohet më vonë nga policia, ndërsa mbetën tërësisht i paplagosur.

Ditën e dramës Lulzim B. kishte darkuar me disa kolegë. “Kur nisi për në shtëpi, pa se ndjekej nga një audi,” shkruan 20min.ch.

I dyshuari G.B.* u përpoq fillimisht të hapte me dhunë derën e automjetit, ndërsa kur pa se viktima i dha gaz, u përpoq ta qëllonte. “Kur pash gjurmët e plumbave, thash se kjo nuk është më shaka.”

Më pas redaksia e 20min.ch citon vëllain e viktimës nga gazeta Bota sot se kërkimi i parave borxh kanë qenë arsyeja kryesore e sulmit.

“Vëllau i im Lulzim Berisha nga Peja është një biznesmen i suksesshëm në Zvicër. G. B. dhe A. B. (emra e plotë të njohur për redaksinë) nga Winterthuri i Zvicrës e kanë pas një piceri dhe kanë falimentuar me ta. A. është një hajn edhe huligan tipik. Qe 1 vit janë duke e kërcënuar vëllaun tim dhe duan ti marrin pare për ta kaluar krizën personale financiare,” tha ditë më parë vëllai i biznesmenit pejan.

SHPËRNDAJE