Imami kosovar thotë se boksi është haram (Video)Mbrëmë britanku Anthony Joshua mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko me nokaut në një ndjeshje spektakolare në Londër.

Ndeshja që u zhvillua në Wembley para 90,000 të pranishmëve u bë top lajm në botë, me përdoruesit e rrjeteve sociale që nuk pushuan së shkruari për të.

Por, jo të gjithë e shohin këtë sport si një “gjë të mençur”, shkruan Gazeta Express.

Hoxha i njohur Irfan Salihu, në një video të ripublikuar mbrëmë në një faqe islame, thotë se boksi është “i ndaluar” (haram).

Në video ai tregon arsyet pse boksi është i ndaluar në Islam. Dëgjojeni se çfarë thotë ai:

SHPËRNDAJE