Një vit i ri, një mundësi e re për të jetuar më mirë. Ka shumë njerëz që kërkojnë ta nisin janarin me objektiva të reja që do sjellin sukses gjatë gjithë vitit. Ajo që është e rëndësishme është të ndërmerrni hapa të vegjël. Janë ato që i bëjnë diferencat e mëdha.

1 – Mos hani si të babëzitur

Sa herë jeni të uritur kërkoni të hani çdo gjë që ju del përpara. Bëni jetë aktive kështu nuk do të jeni shumë të uritur gjatë ditës. Gjatë mëngjesit planifikoni se çfarë do hani gjatë ditës.

2 – Ndryshoni dietën

Ka mundësi që të ndiheni pak të fryrë pas pushimeve. Limoni, asparagusi, avokado e kuinoa janë ushqime të mrekullueshme për të shpëtuar nga fryrja.

3 – Bini në dashuri me ushqimet e fermentuara

Ju e keni dëgjuar tashmë që ushqime probiotike janë disa nga gjëra më të mira që mund të hani për të përmirësuar shëndetin tuaj. Jo vetëm kosi është burim i baktereve të mira, por edhe çaji.

4 – Mbani ditarin tuaj mjekësor

Shënoni të gjithë të dhënat tuaja shëndetësore dhe raportet e analizave. Ruajini ato. Bëjini kopje dhe shikojini herë pas here se si kanë ndryshuar. Konsultohuni me mjekun.

5 – Bëni analiza

Përveç analizave vjetore, është e nevojshme që ta kontrolloni veten herë pas here te një mjek. Nëse prekeni nga një sëmundje është thelbësore ta kapni në kohë.

6 – Vendosni një orar gjumi

Gjumi është një nga gjërat kryesore që një person ka nevojë, por ndonjëherë nuk dimë sasinë kohore sa duhet të flemë.  Silluni si fëmijë, dhe vendosi një orar për gjumin, kthejeni në rutinë.

7 – Kontrolloni investimet tuaja

Shumica e njerëzve regjistrohen në një plan investimi dhe më pas harrojnë t’i hedhin një sy. Ju duhet të siguroheni herë pas here që gjithçka po shkon në mënyrën e duhur

8 – Kontrolloni kartën e kreditit

Është mirë që pas çdo shpenzimi që bëni, të kontrolloni kartën tuaj të kreditit. Kjo ju bën më të ndërgjegjshëm për shumën e parave që keni si dhe sa të kujdesshëm duhet të tregoheni.

9 – Bëjini pagesat automatike

Mundohuni që të krijoni një mundësi për t’i paguar faturat në mënyrë automatike dhe jo manual. Kështu do të mund të shmangni harresat me pagimin e faturave, dhe do të reduktoni stresin për pagimin e tyre vetë.

10 – Peshohuni

Të peshohesh, ndonjëherë ndodh që të zhgënjehesh me numrin. Prandaj mbajeni veten nën kontroll në tre zona kryesore, rreth kraharorit, belit dhe kofshëve.

11 – Bëni not

Nëse keni hequr dorë prej disa muajsh nga të ushtruarit në palestër, pishinat janë një zgjedhje perfekte për të rifilluar ushtrimet. Noti dhe aerobia në ujë tendosin kyçet tuaja.

12 – Dyfishoni ushtrimet

Për të parë një rezultat më të shpejtë, ndiqni shembujt e atletëve profesionistë dhe mundohuni të stërviteni 2 herë në ditë. Pas një ushtrimi të fortë gjatë paraditeve, pasditeve mund të bëni një ushtrim të lehtë, si xhiro me biçikletë apo ecje e shpejtë.

SHPËRNDAJE