Gruaja ideale nuk ekziston, por nuk ka asgjë të keqe që një mashkull të ëndërrojë për të. Burrat shohin ndonjëherë ëndrra me sy hapur, duke imagjinuar në mendjen e tyre gruan perfekte, si nga ana fizike ashtu edhe në karakter.

Ja cilat janë 10 gjërat që burrat kërkojnë te një grua.

1. Sytë me ngjyrë të hapur

Sipas një sondazhi të kryer nga francezja ‘Journal de femmes’ tek 900 lexues të saj, sytë janë komponenti fizik më tërheqës. 40 përqind e të intervistuarve preferojnë sytë, sidomos ata me jeshilë ose blu, 3 përqind preferojnë zërin e ëmbël, 6 përqind flokët, 15 përqind fytyrën në total dhe 21 përqind fokusohet te dhëmbët dhe buzëqeshja.

2. Embelsia

Gjithnjë sipas sondazhit në fjalë, ëmbëlsia është më e votuara, ndërsa inteligjenca vjen në vend të dytë. Humori i një vajze apo gruaje zë vendin e tretë…kjo ndoshta se zakonisht batutat duhet t’i bëjnë meshkujt!!!

3. Bukuria dhe format

Një vajze tepër e dobët nuk është më një mit. Sipas “L’Internaute”, në 2 mijë meshkuj të pyetur, 45 përqind e të intervistuarve lënë kokën pas femrave të mbushura.

4. Truku dhe look-u

Meshkujve i pëlen edhe gruaja që mbahet shumë. E veshur me taka të larta, me gurë të cmuar nëpër duar janë detaje që e bëjnë të duket më bukur një grua. Meshkujt preferojnë gruan e kuruar, që kujdeset për veten dhe nuk e le pasdore.

5. Detaje jo të zakonta

Meshkujt dhe femrat pëlqejnë detajet jo të zakonta që e bëjnë të vecantë një person.Kështu nëse ka një legen disi të cuditshëm, nëse ka sy shumë të mëdhenj, nëse ka piercing…këto janë detaje që tërheqin vëmendjen.

6. Perfeksioni e ka emrin Kelly Brook

Sipas studimeve. Kelly Brook është gruaja perfekte, e bukur, aktore dhe modele e suksesshme. Duke u përqendruar në disa kritere si flokët, forma e fytyrës, dinstanca e syve, forma e vetullave, masa dhe format, Brook rezulton gruaja perfekte.

7. Në Paris eleganca, në Romë e Barcelonë sensualiteti

Sipas një anketimi kryer online nga Harris Interactive per ‘Meetic’, tek 5090 të rritur në Francë, Gjermani, Spanjë, Britani të Madhe dhe Itali, gruaja europiane pëlqehet për motive të ndryshme. Francezët e pëlqejnë gruan elegante, ndërsa spanjollet dhe ato italiane pëlqehen për humorin, joshjen dhe ëmbëlsinë.

8. Flokë të errët, joshje e padiskutueshme

Nëse një vajzë apo grua ka sy ngjyrë të celët, por lëkurën të zeshkët dhe flokë të errët, atëherë joshja është e padiskutueshme. Sipas një sondazhi të kryer 53 përqind e meshkujve pëlqejnë jashtëzakonisht shumë Monica Bellucci-n dhe flokët e saj të jashtëzakonshëm.

9. Flokë të bukur, sepse ju vleni!

58 përqind e meshkujve të intervistuar pëlqejnë gruan me flokë të gjatë, sepse ky është një instrument joshjeje. Ndërsa floket e mbledhura bisht kali, u pëlqejnë vetëm 9 përqind të meshkujve.

10. Marrja e iniciativës

Kohët kanë ndryshuar dhe 60 përqind e meshkujve duan që të jenë gratë ato që marrin iniciativën.

SHPËRNDAJE