Për dy ditë rresht  në Preshevë është mbajtur Kongresi i Tretë i Grave Mbarëshqiptare,i cili pati për qëllim takimin e grave shqiptare nga të gjitha trohet etnike si nga Shqipëria,Kosova,Maqedoni.mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës,njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Preshevë,2 shtator

Në ditën e parë,Gratë,sipas organizatores Arditë Behluli,sipas kryetares  për rajonin e Luginës së Preshevës,janë shpalosur fillimisht vlerat dhe aktivitete e grave shqiptare në fushën e artizanaleve ku ishte përgatitur një ekspozitë me vlerat tona kombëtare dhe u shpalosën aktivitete e grave në fushën e biznesit. Përpos aktiviteteve të grave shqiptare në përgjithësi,në takim u mbajt edhe një promovim i librit “Gjuhëshqipja të zonjëroj” e autorit nga Shqipëria me prejardhje çame Namik Selmani.Në këtë promovim,autori Selmani mahnite të pranishmit me leximin e poezive të tij e sidomos poezisë kushtuar Luginës së Preshevës.Aktivtet e grave vazhduan në Preshevë me organizimin e një tubimi gjithëpërfshirës të grave shqiptare,me ç’rast në sallën e kuvendit komunal,u mbajtën ligjërata nga të gjitha sferat jetësore,duke u paraqitur aktivitetet e grave dhe mundësitë për krijimin e një mundësie të re për përfshirjen edhe më të madh të grave në proceset shoqërore. Kryetarja e Rrjetit Global i Gruas Shqiptare Linda Rragami,mbajti ligjërata përkitazi me këto aktivitete foli për zhvillim ekonomik ,integrim,paqe dhe prosperitet të grave shqiptare si në shtete ku jetojnë ashtu edhe në diasporë. Këtë kongres e përshëndetën e dhe krerët e komunave të Preshevës dhe të Bujanocit Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi. Theksojmë se gjatë këtyre dy ditëve që qëndruan në Preshevë,atmosfera ishte pak më ndryshe nga aktivitete dhe takimet e ndryshme që u mbajtën në këtë rajon. /Avni Jusufi

SHPËRNDAJE