Lajmi për gjetjen e disa pushkëve në fshatin Corroticë bëri « bum » në mediat serbe, sikur që bëri « bum » edhe në mediat perënedimore lajmi tjetër për trafik armësh nga Serbia në drejtim të BE-së, siq njoftohet në raportin e fundit të EUROPOL-it, të cilin lajm askush në Serbi nuk e dha (?!) pos mediave në Kosovë dhe mediat tjera të vendeve oksidentale. Po, sikur të ziheshin për shembull tre kamion armatim në Preshevë, cfarë do të kishte ndodhur ?!

Pershevë, 6 maj/ AIK-Presheva Jonë

Në raportin e fundit të EUROPOL-it sikur agjencia « Persheva Jonë » edhe agjencitë tjera simotra dhe mediat botërore duke shkruar për krimin e organizuar në ballkan, duke ju referuar të dhënave nga  raporti i fundit i policisë evropiane, kanë njoftuar  korrekt duke prezentuar gjitha llojet e krimeve nga gjitha grupet dhe bandat kriminale si nga ato serbe, po ashtu edhe shqiptare, maqedonase, greke, ruse etj..që aktualisht veprojnë jo vetem në rajon, por edhe në disa vende evropiane. Eshtë e kuptueshme se mediat ë ballkan janë të lidhura ngusht me politikën, cka nuk eshte vështirë t’i dallosh këtë dhe të bindesh nesë ja hedh vetëm një sy qe këtyre gazetave apo ekrave tv dhe web faqeve të tyre në interent…cka mund të pranohet dhe të jetë e logjikshme ndoshta pasi që kemi pranuar jetën demokartike dhe pluralizmit politik,  

Ama është pakuptueshme për mediat, te cilat e quajnë veten media profesionale të shkrujanë për krimin dhe kriminelët e të tjerëve, përderisa e fsehin krimin e vetë, sikur që ishin shkrimet, raportet e disa mediave serbe ditëve të fundit me rasti e gjetjes së disa pushkëve, tri apo më shumë, në Corroticë të Preshvës apo duke shkruar vetëm për kriminalitetin e shqiptareve në Evropë, duke ju referuar raportit të fundit të EUROPOL-it, duke fshehur kriminalitetin e vetë, të cilën gjë ketë nuk bënë mediat profesionale. Dhe me ket censurë apo autocensurë lirisht mund të thuhet se keto media për t’mos thënës e janë kriminalizura, por  ato ose kanë lidhje me krimin e organizuar ose kanë kercnime apo janë të paguara të fshiehin krimin « nacional » e të shkrujanë për kriminalitetet tjera me qëlli të komprementimit të tjerëve. Kjo në gazetari nuk quhet informim as gezetari, por propagandë të diasa mediave informiste.

Rasti konkret, në fshatin Corroticë qenka gjetur një sasi armësh, pirolla de i lumtë policisë rajonale zbulim ky që mund të mos konsiderohet sukses i policisë  rajonale në luftën kundër krimit të organizuar, të cilat armë mund të jenë edhe nga periudhe e konfliktit apo dy-tri vite pas tij, siq e  pohuan edhe përfaqësuesit lokalë të komunës së Preshevës.…Po me u pas gjetur për shembull tre kamion armatim në Corroritcë ?! Dhe tash, qe tri ditë rresht, për tri pushkë kjo temë dominon në faqet e para të mediave serbe thuajse u ba nami, që në njëfarë mënyre nxitet për destabilitet apo bastisje të reja nëpër fshatra me pretekst për gjetjes të armëve..Apo edhe tjetar që shqiptarëve t’i jepet imazh i keq.Pra kjo është propaganda e disa mediave kur ato përpiqne që mizeën ta bëjnë bullë: Për tri pushkë  të gjetura në Corroticë mediat serbe për tri ditë qitën flakë prej goje, ndërsa për tre kamion e më shumë armë nga Serbia via për Evropë, siq njofton Europol,, heshtet dhe asnjë fjalë në mas-mediat në Serbi?!

SHPËRNDAJE