‘Pallati i Kasmëve” ose selia e partisë më të re ku mendohet se do jetë kryetar, presidenti aktual i vendit Bamir Topi dhe ish-deputeti i PD-së Gazmend Oketa, është kthyer tashmë në vendin më kurioz të Tiranës.

E vendosur pak metra larg selisë së Partisë Demokratike ose më saktë përballë parlamentit, njerëz shkojnë e vijnë teksa pyesin punëtorin më të parë që hasin te dera, se si do të jetë partia e re. Dera është hapur përderisa punëtorë vijojnë ende të hyjnë e të dalin. Futemi pa pyetur njeri dhe fotografojmë pamjet e para të zyrave teksa na afrohet një i njohur. Ardian Tufina, i cili ka marrë drejtimin e punimeve, e njohim si anëtarë i Partisë, si një ndër drejtuesit e kësaj partie në njësinë bashkiake nr.2 dhe ish-nëndrejtor të Qytetit Studenti, i cili sipas fjalëve u penalizua pas një darke kulturore ku prezent ishte dhe presidenti Bamir Topi dhe u shkarkua nga detyra. “Kjo është partia e re e Zotit Topi?”- e pyesim.

SHPËRNDAJE