MINISTRI MEMLI KRASNIQI SOT NË DITËNLINDJEN E TIJ KA PRITUR NJË GRUP TË RINJSH NGA PRESHEVA

MINISTRI MEMLI KRASNIQI SOT KA PRITUR NJË GRUP TË RINJSH NGA LUGINA E PRESHEVËS

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim anëtarët e Grupit Letrar “Migjeni” dhe sportistë nga Presheva (12 sish)  të kryesuar nga Kushtrim Maliqi,  redaktor i AIK “Presheva Jonë” me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga institucionet e Kosovës për shqiptarët në atë pjesë.

 

Prishtinë, 25 janar/AIK-Presheva jonë

Ministri Memli Krasniqi ka përgëzuar grupin letrar për angazhimin dhe entuziazmin në punë, duke shtuar se përkrahja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe institucioneve tjera të Republikës së Kosovës për aktivitetet të ndryshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk do të mungojë.
Nga ana e tyre, anëtarët e këtij grupi letrar falënderuan ministrin Krasniqi për bashkëpunimin e ofruar deri më tani, si dhe shprehen nevojën që në të ardhmen të ketë edhe më shumë iniciativa për projekte të përbashkëta kulturore e sportive. Ata po ashtu e njoftuan ministrin Krasniqi me disa aktivitete që kanë pasur deri më tani, si dhe për planet në të ardhmen.

 

Me kete  rast grupi i anetareve te GL “Migjeni” kane falenderuar KKSH per mbeshtetje. Në fund Kushtrim Maliqi, redaktor i agjencisë informative “Presheva jonë”  i cili ju printe delegacionit prej 12 te rinjësh  (kryesisht krijues dhe sportistë nga Lugina e Preshevës) duke uruar ditëlindjen ministrit Krasniqi (32) ne emër të delegacionit dhe rinisë shiptare nga Lugina e Preshevës, ai ka felenderuar ministrin Krasniqi për pritjen dhe mbështetjen e të rinjve preshevarë në ambiciet e tyre në fushën e krijimtarisë, kulturës dhe sportit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni