Enciklopedia maqedonase rihidhet në treg

(AIK-Presheva Jonë)

 

Vendimi i Akademisë maqedonase të Shkencave dhe Arteve për rikthimin e enciklopedisë fyese në treg ka rikthyer polemikat dhe reagimet në Shkup.

Partitë e shqiptare të opozitës fajin për rishfaqjen e enciklopedisë skandaloze e kanë hedhur mbi Bashkimin Demokratik për Integrim, parti kjo që përfaqëson shqiptarët në qeverinë e Maqedonisë.

“Është fakt se BDI dita-ditës si një garniturë politike pa ndikim, qoftë në politikën e brendshme apo të jashtme, gjë që dëshmohet me rikthimin e enciklopedisë skandaloze, ligjin për regjistrimin e popullsisë, projekti ‘Shkupi 2014, maqedonishtja nga klasa e parë’, projekt buxheti ku shqiptarët diskriminohen si dhe bllokimi i proçeseve euro-integruese, dëshmon edhe njëherë për servilizmin dhe vasalitetin e BDI dhe Alisë ndaj Gruevskit dhe VMRO-së”, thekson Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së.

“Jua rikujtojmë deklaratën cinike të disa ditëve më parë të zëdhënëses së BDI-së e cila tha se ata janë angazhuar që të ndalojnë enciklopedinë famëkeqe dhe se ajo nuk është më në shitje, por ja që dy ditë pas deklaratës së saj, enciklopedia famëkeqe është në shitje”, është shprehur Arjanit Hoxha, zëdhënës i DR-së.

Por, zëvendëskryeministri shqiptarë në qeverinë e Shkupit, Abdilhaqim Ademi, tha se gjithë faji për rikthimin e enciklopedisë bie mbi Akademinë maqedonase. Ai ftoi akademikët të sillen në mënyrë më serioze rreth kësaj problematike.

“Besoj që akademia do të revidoj vendimin e tillë. Besoj që do të dijnë të vlerësojnë që ajo enciklopedi do të shkaktojë prishje të raporteve ndëretnike në vend, do të shkaktojë prishje të raporteve të Maqedonisë me komunitetin ndërkombëtarë sepse përmbajtja e saj është skandaloze, e cila nuk duhet të ekzistojë si e tillë”, deklaron zëvendëskryeministri Abdilhaqim Ademi.

Vendimin për rikthimin e enciklopedisë skandaloze e kritikuan edhe partitë më të vogla shqiptare në Maqedoni si dhe sektori civil.

Pas reagimeve të shkaktoi Enciklopedia që ofedoi shqiptarët u tërhoq vitin e kaluar, me vendim të Kuvendi të Akademisë, mirëpo këtë javë është rikthyer në shitje me vendim të institucionit të njëjtë, por me një numër kritikash për pjesët e kontestuara.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni