Ekseprti maqedon thote se raporti i Martyt eshte i pasakte !

Shkup, 25 dhjetor (AIK-Presheva Jone /TCH)

Eksperti i njohur i mjekësisë ligjore në Maqedoni, Aleksei Duma është shprehur skeptik mbi akuzat e Dick Marty ndaj kryeministrit të Kosovës për trafik organesh njerëzore.

Në një intervistë për të përditshmen “Utrinski Vesnik”, Duma ka deklaruar se akuzat mund të kenë më tepër një sfond politik, pasi sipas tij është e pamundur që persona të zakonshëm të kryejnë ndërhyrje të tilla, që kërkojnë një precizion të lartë.

“Nuk mund të ulen dy budallenj dhe të fillojnë të nxjerrin organet njerëzore e më pas t’i shesin. Nuk funksionon kështu. Në raste të tilla nevojiten sisteme të zhvilluara dhe të specializuara mjekësore, duke filluar nga sigurimi i infomracioneve për tipizimin e qelizave të pranuesit të organit, komunikimi, transporti dhe kalimi i barrierave doganore”, ka pohuar Duma.

“Unë nuk jam i sigurt se këto akuza janë të sakta. Në rastin e Hashim Thacit, mendoj se është ndonjë konstruksion me prapavijë politike”, ka theksuar ai.

Eksperti i kriminologjisë ka nënvizuar se për nxjerrjen e organeve nga trupi i njeriut duhen kushte të posacme, si dhe një nivel i lartë profesional të cilin mund ta zotërojnë vetëm kirurgë të specializuar.

“Për realizimin e një operacioni të tillë duhen ekipe të plota dhe të specializuara mjekësore, të cilët në kushte të forta duhet të kryejnë operacione që mund të zgjasin deri në gjashtë orë”, ka shtuar Duma.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni