“Plotësisht unë pajtohem me shqetësimet dhe revoltën e qytetarëve të Luginës së Preshevës, Por, ankime të tilla duhet të bëhen edhe në Beograd, sepse një barrë të madhe e ka edhe Serbia e cila nuk ka luajtur asnjë hap në këtë drejtim. Qeveria jonë është e interesuar dhe e angazhuar jo për zbritje, por për eleminimin tërësishëm të taksave doganore pasi që Kosova së shpejti do të ketë anëtarësimin e saj në byronë e kartonit të gjelbërt..” ka deklaruar sot për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” kryenegociatorja e Kosovës znj.Edita Tahiri, zëvendëskyreministr e Republikës.
Prishtinë, 9 qershor
Ulja e tarifave doganore nga qeveria e Kosovës vetëm për në 20 euro, nga popullata dhe liderët e Luginës së Preshevë sihste përshëndetur me një gjysëmzëri, Nga një anketë e Agjencisë informative kombëtare « Persheva jonë » të zhvilluar sot me qytetarët dhe liderët lokalë të Luginës, pjesa dermuese e tyre kanë pohuan se « ne kemi kërkuar heqje e tërësishme të këtyre taksave dhe jo uljen e tyre…”
Lidhur me keto reagime nga Lugina e Preshevës mbi polisat doganore , ne sot kemi biseduar lidhur me reduktimin e cmimit të këtyre taksave doganore për qytetarët e Luginës së Preshevës edhe me kryenegociatoren e Kosovës nj.Edita Tahiri zv.kryeminisitre e Repulikës së Kosovës.
Se cfarë mendon ajo rreth këytre pakënaqësive të qytetarëve të Luginës lidhur me reduktimin ta themi simbolik të cmimive të polisave doganore z nj. Tahiri agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” ju është përgjigjur: se “plotësisht unë pajtohem me shqetësimet dhe revoltën e qytetarëve të Luginës së Preshevës, për cka nga një sër takimesh kohëve të fundit me liderët lokal nga Lugina këtu në Prishtinë i kam njoftuar ata se cka mund të bëjnë qeveria jonë lidhur me këto taksa…Por, ankime të tilla duhet të bëhen edhe në Beograd, sepse një barrë të madhe e ka edhe Serbia e cila nuk ka luajtur asnjë hap në këtë drejtim. Për momentin ne kemi bërë një hap, reduktimin e cmimeve të tarifave doganore për qytetarët e Luginës së Preshevës, aksion ky i cili nuk besoj se është i fundit për qeverinë tonë. Qeveria jonë është e interesuar dhe e angazhuar jo për zbritje, por për eleminimin tërësishëm të atyre taksave doganore. Ne, në ketë drejtim jemi duke punuar intenzivisht dhe jemi në kontakt me partnerë tanë duke shqyrëtuar mundësitë për eliminimin e këtyre taksave, për diasporën dhe Luginën e Preshevës, që besoj se shumë shpejtë do të ndodh, pasi që Kosova së shpejti do të ketë anëtarësimin e saj në byronë e kartonit të gjelbërt..”