DYSHOHET NË ATIFETEN

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë seflitet që Atifete Jahjaga mund t’i udhëheqë bisedimet Prishtinë-Beograd. Por, në krye të këtij procesi, sipas tij, duhet të jetë dikush që ka legjitimitet demokratik.

 

 

Procesi i bisedimeve mund të rrezikohet pas refuzimit të Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic që t’ia shtrijë dorën Kryeministrit Hashim Thaçi.

 

Partia Demokratike e Kosovës duket se ka një qasje të dyfishtë në raport me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahajga.

Kur flitet për marrëveshjen e vitit të kaluar që e ka sjellë Jahjagën në krye të shtetit, kjo parti mban qëndrimin se për këtë çështje tashmë e ka thënë fjalën Gjykata Kushtetuese duke lënë të kuptohet se ish–policja duhet të mbetet në postin aktual.

Por kur është fjala tek udhëheqja e procesit të bisedimeve me Serbinë, zyrtarë të PDK-së dhe të Qeverisë së Kosovës thonë se Jahjagës i mungon legjitimiteti.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka shtruar këtë çështje të martën, kur është pyetur nga Expressi nëse është e pranueshme për Qeverinë që Jahjaga ta përfaqësojë vendin në bisedimet me Serbinë.

Kuçi ka thënë se Jahjaga mund ta bëjë një gjë të tillë, por me këtë rast ka shtruar edhe çështjen e legjitimitetit.

“Secili e luan rolin e vet në bazë të Kushtetutës dhe të legjitimitetit demokratik. Absolutisht nëse kjo e ka pozicionin kushtetues dhe juridik, mund të luajë rolin e vet pa asnjë problem, por gjithmonë duke e pasur parasysh edhe legjitimitetin demokratik”, ka thënë Kuçi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni