“Ndryshe nga imazhet vizuele, fotografia nuk është një pasqyrim, imitim apo një interpretim i një sendi, por gjegjësisht është një gjurmë i një sendi. Asnjë pikturë apo vizatim, sado natyrale të jetë, nuk i përshtatet subjektit të vet sikurse i përshtatet fotografia”.

Preshevë,nentor

Në shtëpinë e Kulturës në Preshevë, u hap konkursi-ekspozita dhe u ndanë çmimet e konkursit ndërkombëtarë për fotografi artistike “Pre Foto”. Juria e përbërë nga Faruk Basha, Osman Demiri dhe Arben Alliaj çmimin e parë ia ndanë Murat Sayginer (Turqi) me fotografinë e tij “Art Needs No Words”., çmimin e dytë i’u nda Lus Jazxhi me fotografinë “Tube”, nga Shqipëria dhe vendin e tretë shkoi Naim Shalës me fotografinë “The weight of years”, nga Kosova. Në këtë konkurs ishin paraqitur 52 fotografë nga e gjithë bota. “Ishte konkurs ndërkombëtar ku merrnin pjesë fotografë nga Turqia, Kosova, Korea e Jugut, Egjipti, Serbia, Kanadaja, Maqedonia, Shqipëria, Malajzia, Mali i Zi, SHBA, Holanda, Kroacia dhe India. Ky konkurs këtë vitë mbahet për herë të parë me tendencë që të kthehet në traditë. Organizator i kësaj ngjarjeje ishte Edon Agushi dhe një grup entuziastësh të rinj, ndërsa financiarisht janë mbështetur nga Këshilli nacional shqiptar. Konkursi “Pre Foto” u shpall para tetë muajve.
Presheva tashmë ka mbetur mënjanë dhe aktivitetet kulturore nuk mbështeten nga shteti, por të gjitha bëhen me vetëfinancim. Meqë nëntori është muaj feste për të gjithë shqiptarët në Preshevë gjatë këtij muaji organizohen një sërë ngjarjesh kulturore.

fotografia fituese

 

SHPËRNDAJE