BARDH, LAMTUMIRË !

Shkruan: Nefail MALIQI
       Bardh, me ditën e sotme i “hëgre” fjalët na tradhtove, më the se shifemi për ditë të bardha…e nuk u pamë më… Zoti ta bëft të bardhë edhe atë jetë, siq ishe në këtë jetë. Lamtumirë Bardh! qoftë i lehtë dheu i Kosovës !    
Me Bardhin na kishte lidhur gazeta “Bota e Re”, “Zëri”… dhe profesoni..e dikur edhe u bëmë miqë të mirë edhe pse e kisha kryeredaktor. Me Bardhin, me mësuesin tim të parë të gazetarisë (sikur edhe me  Qani Mehmedin, Jonuz Fetahaj, Mexhid Mehemdi..) me duket se njiheshim qe njëqind vjet..Edhe sikur te njiheshe vetem dy apo tri vjet gjthkujt do t’i dukej me Bardhin se njihet qe njëqind vjet, sepse ai ishte i dashur dhe shumë i afërt me miq, me kolegë që të flente në zemër..me një fjalë s’ta prishte. Në flllim , në hapat e parë të gazetarisë si cdo fillim shkonim ne tri rrotë, me tri këmbë,  sikur ai plaku me shkop, duke u mbajtur..dhe ai shkop për mua dhe disa kolegë tjerë nga Presheva (Vehbi Bjaramin sot editor në Illyrija) ishte Bardhi, para dy dekadash  mësuesi ynë i parë i gazezarisë e dje kolegu ynë i cili sot kishte ndrruar jetë. E pabesueshme!…
Vdekja e Bardhit për dikë e besuesshme, për dikë edhe jo…sidomos për ne në perendim lajmet për vdekjen e një familjari, miku apo kolegu  janë më ndryshe nga lajmet tjera. Vdekja e Bardhit për ne në distancë eshte aq sa më i dhimbshëm ndoshta edhe dyfishë, po aq edhe më i pabedsueshëm..sepse Berdhin e kisha lënë shëndosh e mirë. Si sot me rrinë para syve fytyra e tij, buzqeshja, shakatë…Bardhi ishte dicka më shumë se kolegë..Ditën ku kur shiheshe me  Bardhin, vërtetë ditën ta bënte të bardhë…cka ndoshta jorastësisht edhe emrin nuk do kishte Bardh..Shpesh edhe na bërtiste neve gazetarëve te rinje që kishim hyrë në vallen e këtij zanati, me nje zë të ulët i cili na thoshte duke qeshur “ju studentët e  Preshevës edhe spo dini të shkruani edhe po doni të bëheni gazetar …” na thoshte Bardhi duke na ngacmuar…
Por prape ai lakonte, e lëshonte zemrën…apo që duket me shume se e kishte per t’mos na e këputur dy kembët përballë këtij profesioni qe vec e kishim nisur… ai na shtonte “Unë ju botojë juve ne gazete me shume se e dua Preshevën se sa juve..(thoshte me shaka duke qeshur) .Besa as unë skam pas ditur mirë të shkruaja në fillim, por ja sot jam kryeredaktor besa edhe po shkruaj libra..”. Po ashtu me kujtohet edhe dicka nga Bardhi ku njëherë më pat thënë që më kujtohet sikur sot…”Nefail, gazetaria është një profeson aq sa i  mire, po aq edhe i vështirë dhe këron pune e sakrifica aq me tepër kur e dime mirë se në cfare shteti të pisaft jetojmë…Sot kemi shume gazetar në Kosove, me hanger qentë..Prandaj, ose bëhu gazetar i mire, ose hic leje vlla mos u merr me ket zant nëse s’ja ke haber..Gjitha zanatet të japin dicka, e gazetaria  ështe i tillë që te merr, qe te han…”  thoshte Bardhi ynë duke na këshilluar dhe duke na dhënë kurrajo për të vazhduar  rrugën e nisur të gazetarisë i cili edhe vetë e deshti ketë profesionin dhe ishte patriot, që shumë herë dëshmuar në shkrimet dhe veprat e tij.
“Nefail, e di se ti e don gazetarinë dhe kjo dashuri, ky vullnet i madh i jotë që ke për gazetarinë dhe nëse e vazhdon kështu do të kishe sukses..” Dhe, dhe para 15 vitesh kur u pamë,  në Prishtinë, ishte dimër, ftoftë, kur Kosova ishte në prag lufte..pimë nga një caj të nxehtë te “tre sheshirat”. Unë atëbotë isha korrespondent i BBC nga OKB dhe si u ulëm me Bardhin, ai ma prti “Heuuu.. more Nefail, a  më dolën fjalët e mia, kur të pata thënë në redaksinë e “Zër”-it në Prishtinë, të kujothet..
Pra, edhe pse pak ndejtëm me te, jo më shumë se dyzet minuta, u kënaqëm, i kujtuam krejt qastet,  prekëm gjitha temat, ditët kur punonim bashkarisht, punonim në gazetën studentore, ditët e vështira të gazetarisë, kur at’herë nuk kishte ordiantor, gishtat na bien në tokë duke shkruar e rishkruar tekstet sepse gazeta duhej të dilte të nesërmen në duart e studentëve edhe atë jo për dy apo tre mijë studentë, por për plot 20 mijë studentë, ishte një përgjejgësi e madhe të dilej me një gazetë  para një armate të tërë të rinjësh plotë dituri e energji…Ato kohra ishin të turbullta dhe njeriu duhej të ishte shumë i mprehur e i menqur kur cdo fjalë, cdo shkronjë mbatej nga regjimi okupues..por Bardhi ja kishte arritur, madje me mjaft suskese ta mbante frymën shqiptare, frontin patriotke të rinisë studentore e cila atëbotë gufonte dhe ishte para pëlcitjes për ditë të mira, për ditë të bardha që edhe rinia kosovare meritonte të jetonte e lirë sikur gjithë rinitë evropiane…Dhe padyshim atëbotë, kush e mban mend Bardhin dhe “Botën e re” ishin këta dy faktorpress që e qelën meqavën e studentëve drejt protestave, revoltës kundër një regjimi të egër..drejt lirisë !
Herën e fundit u dëgjuam me Bardhin pak muaj para se të kriste lufta tek ne i thash të dilte në Zvicër për nje vizitë shkrutër, për ndonjë repotazh me mërgimtarët tanë, promovimin e librit për “Ramushin..” ai ma kthue në këto fjalë, të cilat mes tij dhe mua, dita e sotme deshmoi se ishin të fundit: Po, po Nefail me u parë kismet po, por tash jo se situtën nuk e kemi jo aq të mirë, kemi një liri por ende të brishtë…Shëndosh,inshallah  shifemi për të mirë, për ditë të bardha, se cdo e keqe, cdo e zezë sjellë dicka të bardhë…” Dhe vërtetë ashtu ndodhi dhe fjalët e Bardhit për Kosovën, por për takimin tonë me të,  nuk dolën. Bardh, me ditën e sotme i “hëgre” fjalët na tradhtove, më the se shifemi për ditë të bardha. Zoti ta bëft të bardhë edhe atë jetë, siq ishe në këtë jetë. Lamtumirë Bardh! qoftë i lehtë dheu i Kosovës !

Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni