Ambasadori DEHINDEN : Zvicra vazhdon të ndihmojë Kosovën edhe pas pavarësisë

Ndërsa, zyrtarët nga Berna i kanë deklaruar AIK “Presheva Jonë” se bashkëpunimi më projekte dhe programe për periudhën 2009 – 2012 do të përkrahet me një buxhet prej 60 milionë frangash zvicerane. Bashkëpunimit zviceran me Kosovën vazhdon edhe më tutje dhe kjo srewtegji është paraqitur dei në vitin 2012. Zvicra është ndër  vendet donatore kryesore për Kosovën. Deri më 2009 përkrahja e përgjithshme civile për Kosovën ka arritur në 300 milionë franga zvicerane.  

Gjenevë/OKB, 12 prill /AIK-Presheva Jonë”

Gjaneva si qendër diploamtike dhe humanitare ishte zgjedhur sivjet për të kremtuar 50-vjetorit të themelimit dhe veprimatrisë së Drejtorisë për Zhvillim dhe Kooperim (DDC) në Zvicër. Në ketë jubile të DDC-së të cilin e hapi drejtori i saj z.Martin Dahinden prezentuan edhe presindetja  e konfederatës zvicerane znj.Micheline Calmy-Rey,  ambasadorë të vendeve botërore ai i SHBA-ve, dhe vendeve nga BE si dhe ambasadori shqiptar në OKB z.Sejdi Qerimaj, ai i Maqedonisë Azi Pollozhani  si dhe zyrtarë të lartë të OKBsë, përfaqësues nga UNHCR dhe ICRC në Gjenevë pratnerë kyresor të Drejtirisë për Zhvillim dhe Kooperim.

Lidhur me rolin e Drejtorisë për zhvillim dhe Kooperim (DDC) në Kosovë, z. Martin Dehinden, drejtor i ketij departamenti që vepron në kudër të Misitrisë së Punëve të Jashtme (DFAE) ka deklaruar agjencisë Informative kombëtare « Presheva Jonë » se « ështe fakt se dikur departamenti ynë kishte një angazhim më të madh në Kosovë, ku aksionet e ndihmave nga qveria jonë ishin më të shpeshta për shkak situatës së vështirë në rajon që ballafaqohej popullata. Me përmsimin e situatës në rajon angazhim ynë sot  nuk i ngjajshëm sikur dikur në Kosovë. Por, kjo nuk do të thotë se ne jemi ndlaur së ndihmuari Kosovën. Ne edhe më tutje do të kontribuojmë proceseve në rajon, sidomos me ndihma humanitare… » 

 
Siq dihet Zvicra kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe luftën kundër varfërisë  në shumë vende anembanë botës. Çdo vit Zvicra investon rreth  2.2 miliardë franga zvicerane në programe e projekte që synojnë ta  përmirësojnë jetën e të varfërve dhe të lënëve pas dore. Viteve të fundit,  Konfederata Zvicerane e ka shtuar vëllimin e asistencës zyrtare për
zhvillim. Kosova është ndër vendet prioritare të asistencës zvicerane  për zhvillim. Do përkujtuar se Zvicra është duke ofruar përkrahje për Kosovën që nga viti 1998 me  përqendrim fillestar në ndihmën humanitare, rindërtim dhe ndihmë për  kthimin e refugjatëve. Iniciativat dhe programet humanitare së shpejti u plotësuan me përkrahje për zhvillim dhe transicion. Zvicra është ndër  vendet donatore kryesore për Kosovën. Deri më 2009 përkrahja e përgjithshme civile për Kosovën ka arritur në 300 milionë franga zvicerane. 

Zyrtarët nga Berna i kanë deklaruar AIK “Presheva Jonë” se bashkëpunimi për projekte e programe për periudhën 2009 – 2012 do  të përkrahet me një buxhet prej 60 milionë frangash zvicerane. Bashkëpunimit zviceran me Kosovën vazhdon edhe më tutje dhe kjo srewtegji është paraqitur dei në vitin 2012. Zyrtarët nga Berna i kanë deklaruar agencisë sonë se « Qëllimi i strategjisë është ta përkrahë Kosovën nëpër transicionin e saj  dhe procesin e shtetndërtimit, duke kontribuar që të përmirësohet: Rritja ekonomike dhe punësimi i qëndrueshëm ; Qeverisja qendrore e lokale, sundimi i ligjit dhe proceset  demokratike dhe Qasje në infrastrukturën dhe shërbimet bazë.


1 Komente

  1. Lumja, April 8, 2012:

    pershendetje nga kosova sod per her te par hyra ne ket veb edhe e pash  a keni munsi te ndihmoni familen muliqi ne drenas postuar me 06 02 2012 jeton ne kushte shum te veshtira pa shtepi me dt te semur mentale ka nevoj per gjdo ndihum me respekt

Komentoni