Dark Mode Light Mode

Zyrtare: Ky është vendimi përfundimtar për Sami Lushtakun e Sylejman Selimin

auto_sami-lushtaku-by-atdhe-mulla1479216839Gjykata e Apelit ka sjell aktgjykimin e saj në Rastin “Drenica I”, ku të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës i shpallë fajtor.

Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka thënë se ky aktgjykim është katastrofal.

Reagimi i plotë i Tomë Gashit: 

Advertisement

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS KA SJELL AKTGJYKIM  KATASTROFAL NË RASTIN “DRENICA I” TË GJITHË KOMANDANTËT DHE USHTARËT E UÇK-SË TË  ZONËS OPERATIVE TË DRENICËS I SHPALLË FAJTOR  DHE I DËNON PA ASNJË PROVË

Sa i përket Gjeneral z.Sylejman Selimi dënimi është përcaktuar në 5 vite e 3 muaj burgim, ashtu që duke pasur parasysh edhe rastin “Drenica II” i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 10 viteve.

Sa i përketë Gjeneralit z.Sami Lushtaku ai është liruar nga vepra penale për vrasje dhe dënimi është ndryshuar dhe i është shqiptuar dënim me burgim prej 7 viteve dhe poashtu z.Jahir Demakut i është bashkuar dënimi në rastin “Drenica I” dhe “Drenica II” dhe i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 7 viteve.

Pjesa tjetër e aktgjykimit është konfirmuar siç ka qenë aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë i datës 25.05.2015.

Aktgjykimi është skandaloz, është nxjerrur pa asnjë prove dhe të gjithë janë dënuar me deklaraten e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka probleme mendore të vërtetuara edhe gjatë gjykimit.

Ne avokatëve na mbetet që edhe këtë rast ta dërgojmë në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke shpresuar se nuk do të ketë Gjyqtarë të tillë të EULEX-it, të cilët me paragjykime shqiptojnë dënime vetëm për shkak se Gjeneral z.Sylejman Selimi, z.Sami Lushtaku, Jahir Demaku dhe të tjerët kanë luftuar për lirin tonë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 2 =

Previous Post

Edhe një parti i shtohet bllokut opozitar, AAK-së dhe Nismës

Next Post

Dje serbët me komunistat, sot shqiptarët dhe ballistat festojnë ditën e clirmit te Preshevë

Advertisement