preshhss11Sot, me 16 nentor Presheva mbush plote 72 vjet nga clirimi. Pra data 16 Nëntor, ndër shqiptaret njihet dita zytar e çlirimit të Preshevës  gjatë Luftës së Dytë Botërore, per te cilen flasin deshmi dhe dokumente, pavaresisht se politika mund t’i ndryshojë datat e kësaj dite, por historia është perëndia e së vërtetës, shkruan agjencia e lajmeve  “Presheva Jonë”.

 

“Dita e çlirimit të Preshevës  me 16 Nëntori  duhet  caktuar edhe me statutin e komunës së Preshevës, sespe të dhënave në luftën e II-të Botërore nga komuna e Preshevës morën pjesë 1.081 luftëtarë kryesisht shqiptare (ballista) nga të cilët, 206 vdicen për clirimin dhe bashkimin e Presheves me Kosovën dhe Shqiperinë..”  ka pohuar per agjencie e lajmeve “Presheva jonë” historiani yne i johur shqiptar prof.dr. Ramiz Abdyli.

 

“Qytetet e Kosovës u çliruan një e nga një duke filluar nga Gjakova më 9 nëntor, Presheva dhe Gjilani më 16 nëntor, Ferizaj, Prizreni, dhe Peja më 17 nëntor, Prishtina më 19 nëntor dhe Mitrovica me 23 nëntor të viit 1944…” ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” prof.dr. Ramiz Abdyli. Këtë e kanë dëshmuar edhe historianë kosovarë si  dr. Hakif Bajrami si dhe historianë të tjerë të Ballkanit dhe botëror.

Skënder Kadriu, para 72-vitesh prefekt i parë i Preshevës

skenderPresh2

Kaluan 72 vite terri e tmerri. Shqiptarët trima të Kërçovës e dëshmuan se vuajtjet dhe robëria i kanë bërë edhe më të fortë dhe më të vendosur se kurrë në rrugën tonë të shenjtë.

Në vitin 1943 kur kapituloi Italia dhe pushtetin e mori Balli Kombëtar, patrioti gjirokastrit Fejzi Alizoti u emërua Prefekt i Kërçovës ndërsa Skender Kadriu nga Presheva Nënprefekt. Ndërkohë Fejzi Alizoti emërohet në detyrë të re, kështu Komandanti dhe mësuesi Skënder Presheva së bashku me shqipet krenare të Kërçovës, Mefailat e Zajazit dhe patriotët e tjerë vihet në shërbim të popullit dhe luftës për çlirim e bashkim kombëtar.  Skënder Kadriu Presheva në vitin 1943 ishte Prefekt i Kërçovës, njofton agjencia “Presheva jonë” duke dokumentuar nga historia e së kaluarës sonë

Në atë kohë valonte flamuri shqiptar, u hapën shkolla shqipe në Kërçovë e Zajaz. Trojet shqiptare lindnin, flisnin, mësonin, këndonin dhe jetonin shqip.

 

shqipprrPas 72 vitesh Presheva kishte për kryetar një shqiptar dhe tani kryetar i fundit,  aktual është Sqhiprim Arifi. Pra, Shqiperim Arif (APN) u zgjodh kryetar i Preshevës më 26 prill 2016 simrezltat i koalicionint mes partise se tij dhge PVD-së së Riza Halimit. Eshte mjaft interesant te theksohet, siç e vërejten edhe mediat botërore, se keto 72 vietet e fundit Preshevën kurrë nuk e vizitoi ndonjë president apo kryeministër serb. Por më 11 Nëntor te vitit 2014 , në prag të Çlirimit të Preshevës u gjend për një vizitë njeditëshe në këte qytet Kryeministri shqiptar, Edi Rama, vizite kjo e cila u konsiderua historike.

Kryeministri Rama u prit nga mijëra shqiptarë me flamuj kuqezi dhe pankarta në shenjë mikëpritje dhe respekti, i cili nga liderët dhe popullata shqiptare e këtyre viseve  u konsiderua si kryeministër i tyre, shkroi shtypi shqiptar dhe ai botëror.

Lugina e Preshevës, Lugina e Vardarit (Kumanovë, Shkup) dhe Anamorava e Gjilanit i takojnë etnikumit iliro-dardan-shqiptar, të cilat kryesisht janë të banuara me popullatë shqiptare. Andaj edhe veprimi dhe lëvizja e luftës antifashiste e Abdullah Krashnicës ishte e përqëndruar në këtë rajon, për ta mbojtur pupullatën e këtij rajoni nga pushtuesit fashist dhe hordhitë kuislinge të tyre.

Abdullah-Krashnica1

Celula e parë komuniste në Preshevë u formua në vjeshtë të vitit 1938. Për themelimin e kësaj celule ndihmë të madhe ka dhënë organizata partiake e Kumanovës Sekretar i celulës u zgjodh Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë : Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Xheladin Kurbalia.(Ramiz Abdyli, Presheva në LNÇ…).

Celula partiake e Preshevës pati kontakte të vazhdueshme me organizatën partiake të Kumanovës, kontaktet i mbanin Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Shaip Mustafa. Bile, për këtë qëllim Selim Selimi u bë anëtar i Shoqërisë sportive të Kumanovës “Sllavia” Pra, organizata partiake e Preshevës i zbatonte vendimet e Komitetit Krahinor të PKJ për Maqedoni.

Në pranverë të vitit 1940, celula e Preshevës shndërrohet në Komitet të Vendit, me direktivën e organizatës partiake të Kumanovës.(R Abdyli, Presheva në LNÇ…).

 

Në fund të vitit 1940, Tempo kërkon me këmbëngulje përjashtimin e Abdullah Krashnicës nga organizata partiake e Preshevës, sepse ishte “me prejardhje mikroborgjeze” . Shtrohet pyetja : A thua ishte vetëm kjo arsye?. Përgjigja është se Tempo nuk e shikonte me sy të mire Abdullah Krashnicën si kuadër partiak shqiptar dhe të përcaktuar për çështje shqiptare. Më vonë, më 1943, Tempo bënë ndërrime në strukturat partiake dhe të njësive partizane, duke I zëvendësuar kuadrotë shqiptare me ato serbe.

 

Presheva,  qytet i Kosovës Lindore apo Serbisë Jugore ?

Komuna e Preshevës ka rreth 95 % janë shqiptarë. Të tjerët janë serbë, romë dhe turq. Shqipe, serbe dhe rome.

 

Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 85 000 banorë, dendësi 68 b. km2 dhe me 68% shqiptarë. Komuna e Preshevës ka 264 km2 me 35 000 banorë dendësi 129 b. km2 dhe me 95 % shqiptarë.

Presheva për herë të parë përmendet më 1381. Ndërtimi i hekurudhës së parë (më 1888) edhe më shumë shtron rëndësinë e kësaj komune. Këtë rëndësi e rrit edhe ndërtimi i rrugës automobilistike paralele me hekurudhën (më 1963).Në vitin më 1979 Presheva lidhet me Gjilanin, me rrugë të asfaltuar, e cila shfrytëzon Qafën e Livadhit të Shehut dhe Muçibabën.

Të dhënat historike dëshmojnë se territori i Komunës së Preshevës gjithmonë dhe pandërprerë gjeografikisht-historikisht dhe në pikëpamje kulturore ishte Kosovë. Edhe pas disa vjetëve të krijimit të krahinës së Kosovës (më 1945) Karadaku (nëntë fshatra të tij) i takonin Kosovës. Para Luftës së Dytë Botërore Presheva ishte qendër e rrethit e në këtë kohë është qendër komunale.

Lugina e Preshevë përfshin teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri. Lugina e Preshevës administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllavë në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviçin dhe Zubinpotokun, të cilat në atë kohë kishin popullsi me shumicë sllave. Qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional.

SHPËRNDAJE