Dark Mode Light Mode

Zvicër: Referendum për dëbimin e personave të jashtëm që e shkelin ligjin

nonnn-205x300Gjenevë, 28 shkurt -Votuesit zviceranë sot votojnë për nismën kundërthënëse të kërkuar nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, që mund të çoj në dëbimin automatik të personave të jashtëm, që kryejnë jo vetëm krime.

Pra,  më 28 shkurt 2016 mbahet referendumi në nivel të Zvicrës. Pyetja kryesore është ajo e shtruar nga partia UDC, që ka të bëj me të huajt, respektivisht që godet më së shumti shqiptarët. Nëse kjo pyetje merr përgjigje pozitive, atëherë të huajt, edhe pse të lindur në Zvicër, edhe pse me leje të përhershme qëndrimi (C), mund të dëbohen nga Zvicra edhe për vepra të lehta të kundërligjshme. Si për shembull, për veprat që mund të bëhen në trafikun rrugor, thuhe tne nje aple te Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, raporton agjencia  e lajemeve “Presheva jonë”  nga Zvicra.

Ky referendum po bëhet pas disa përpjekjeve gjatë viteve të fundit për ashpërsimin e masave kundër personave të jashtëm, por Partia Popullore Zvicerane thotë se ato nuk mjaftojnë.

Advertisement

Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se do të zhvillohet një garë tejet e ngushtë në votime, ku do të vendoset për dëbimin automatik për krime të rënda, siç janë dhunimi ose vrasja, por edhe për kundërvajtjet e tilla, siç janë tejkalimi i shpejtësisë ose ofendimi i policit, nëse një vepër të tillë kryhet dy herë brenda 10 vitesh,

Kritikët thonë se këto masa do t’i njollosin në mënyrë jokorrekte të jashtmit, por Partia Popullore Zvicerane thotë se ky është vullnet i popullit.largea_6f249cd0-f8f8-4adc-9fcb-0927cf02e0d6_cx0_cy2_cw0_w1000_r1_s_r11456652132

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − sixteen =

Previous Post

Sulmohen zyrat e LDK-së se Rugovës (në Prishtinë, Gjakovë e Istog) qe kundershtuan Thacin

Next Post

Lugina e Preshevës në gjendje të rëndë, shkaktar Beogradi dhe liderët shqiptar proserb

Advertisement