Partia e Automobilistëve në Zvicër do të ndërmarrë një iniciativë për referendum për rritjen e shpejtësisë se qarkullimit të mjeteve.

Delegatët në kuvendin e kësaj partie të mbajtur të shtunën në Reiden të Lucernit kanë pranuar propozimet e kryesisë për 3 iniciativa.

Iniciativa e parë mban titullin “Drejtim i lirë në vend të kolonave të mëdha”, ka thënë për mediet kryetari i partisë, Jürg Scherer. Iniciativa e dytë me titullin “Paratë e fituara nga rrugët, u takojnë rrugëve” synon që të gjitha të ardhurat e fituara nga tatimi i lëndëve djegëse të përdoren në të mirë të zhvillimit të trafikut rrugor.

Iniciativa e tretë me titullin “Po për kufizimet e arsyeshme të shpejtësisë”, Partia e Automobilistëve kërkon që të rritet shpejtësia e lejuar në autostrada dhe të hiqen zonat me shpejtësi 30 km në orë./noa.al

SHPËRNDAJE