Dark Mode Light Mode

ZVICËR : Kosovari dënohet me 18 vjet burg për gjakmarrje

Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar sot dënimin e shkallës të dytë të një kosovari me tetëmbëdhjetë vjet burg, për vrasje, i cili kishte eliminuar dorasin  e  xhaxhait të tij, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” nga Berna duke u thirrur në burimet e Tribunalit Federal.

 

Bernë, 19 prill

Advertisement

 

Autori i gjakmarrjes, erdhi në Zvicër për të nxjerrur hakun në një anëtari  të familjes së  “hasmuar”  i cili  klan kishin vrarë kohë më parë xhaxhain e tij.  Për të cilën vepër Gjykata Federale (TF) e ka konfirmua denimin ndaj tij me 18 vjet burg, nojftona agjencia informative zvicerane ATS.

 

Ky i ri kosovar i cili për disa vite ju kishte shmangur drejtëisë zvicerane  ishte dënuar në vitin 2010 nga ana  Gjykatës së Qarkut në Laufenburg (AG). Ai po i përgjigjej në vrasjen e një shoku në vitin 1997.

 

Në emër të “Kanunit”, të një “ligji tradicional shqiptar”, i riu, i cili ishte 19 vjeç në atë kohë, kishte qëlluar jo më pak se shtatëmbëdhjetë të shtëna në kokë e viktimës së tij, një burrë 32 vjeçar , për ta bërë atë me të njëjtin fat që e kishte njohur xhaxhai i tij.

 

Në fund të fundit, TF konfirmoi  verdiktin. Në mbrojtjen e tij, vrasësi i gjakmarrjes kishte argumentuar se provat kundër tij ishin të papërdorshme për shkak se ata ishin nga të afërmit të cilët nuk ishin të informuar për të drejtën e tyre për të kërkuar ndihmë konsullore, ka shkruat agjencia zvicerane.

View Comments (2) View Comments (2)
  1. Kjo eshe ma e pakta qe e kan denu eshte desht te DENOJN Me burgim te perjetshem. Ne shekullin 21njerzit hala me KANUN tu jetu. Eh more shiptar. Kurr nuk doni mu mush men

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 5 =

Previous Post

Nga tubimi promovues të PDSH-së në Preshevë

Next Post

UDSH mbajti tubime zgjedhore në BL Leran, Bushtran, Geraj..

Advertisement