BUAJNOC: KREJT KONÇULI ME LPD-në MUSLIUT

Lëvizja e Progresit Demokratik, ka vazhduar tubimet elektorale, në fshatin Konçul, në vendlindjen e ish Komandantit të UÇPMB-së, Shefqet Musliu, atu ku iu vunë themelet Marrëveshjes Paqësore të Konçulit.

Oborri i Shkollës Fillore “Sami Frashëri”, ishte i mbushur përplot me simpatizues të LPD-së, të cilët me ovacione “LPD”-“LPD” dhe duartrokitje frenetike pritnin liderin e këtij subjekti politik, Jonuz Musliu, për ta shpalosur programin zgjedhor për zgjedhjet e 6 majit.

Tubimi elektoral u hap nën intonimin e Himnit kombëtar dhe me një minut heshtje për dëshmorët e kombit, të cilët u flijuan për lirinë e vendit.

Fillimisht fjalën e mori profesor Qemajl Beqiri, kryetar i Nëndegës së LPD-së për fshatin Konçul, i cili prezantoi kandidatët e mundshëm për këshilltarë komunal nga radhët e këtij subjekti politik: Qefsere Xheladini dhe Agim Ademi.

 

Zotëri Beqiri, paraqiti një varg prioritetesh për zhvillimin e infrastrukturës së fshatit Konçul, rregullimin e shkollës, duke falënderuar kryetarin e LPD-së Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal, për rregullimin e urës e cila lidh dy anët e fshatit.

Në vijim lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, shpalosi programin zgjedhor të këtij subjekti politik, i cili është angazhuar për realizmin e kërkesave të qytetarëve në të gjitha fushat e veprimtarive me interes kombëtar e qytetar.

Kryetari i LPD-së, z. Musliu, vitin 2012 e konsideron fitore të këtij subjekti politik, i cili në këto zgjedhje po hyn më i fortë se kurrë, pikërisht me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 4 vjetorit të mëvetësisë së Kosovës.

Lideri i LPD-së, z. Jonuz Musliu, përmbylli diskutimin, duke ftuar elektoratin që sa më masovisht të dalin në zgjedhjet e 6 majit, për të rrethuar numrin 7, nga se sjell fitore!

Këtë tubim elektoral e madhështoi edhe diskutimi i nënkryetarit të LPD-së, dr. Adnan Salihu, i cili potencoi të arriturat e këtij vendbanimi gjatë periudhave të ndryshme historike.  “Ky vendbanim ka nxjerrë dy njerëz të mëdhenj: Shefqet e Jonuz Musliun, të cilët me aktivitetet e tyre kombëtare i dhanë emër jo vetëm Konçulit, por edhe gjithë Luginës e Preshevës.

Tubimin elektoral e konsideroi të mbyllur, kryetari i Nëndegës së LPD-së nga Konçuli, prof. Qemajl Beqiri, i cili ftoi bashkëfshatarët e tij, që të dalin sa më masovisht në zgjedhjet e 6 majit, për ta rrethuar nr. 7, për zgjedhjet lokale dhe nr. 15 për zgjedhjet parlamentare, njofton Qendra për Informim e LPD-së.

————————

Nga tubimi inaugurues  i PDSH-së

 

RAGMI MUSTAFA: Çmimin “Ambasador i Paqes” e ndaj me shqiptarët e Luginës

Preshevë,30 prill

Partia Demokratike Shqiptare në kuadër të zhvillimit të fushatës parazgjedhore,sot ka mbajtur tubim promovues në Corroticë të Preshevës,me ç’rast u promovuan tre kandidatet për këshilltarë komunal në mandatin e ardhshëm në asamblenë komunale të Preshevës,dy nga Corrotica dhe një nga Shoshaja e Poshtme. Pra një numri të madh simpatizantëve nga këto vendbanime,i pari shpalosi programin Mr.Islam Isufi,i cili elaboroi fillimisht veprimin e suksessshëm të Partisë Demokratike që në Corroticë ka qenë dhe është bastion i PDSH-së në luftë për realizimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në ruajtjen e substancës kombëtare shqiptare. Fjalë rasti mbajtën edhe Nexhat Agushi nga Shoshaja dhe Bekim Ademi nga Corrotica të cilët  në fjalët e tyre u zotuan para të pranishmëve të shumtë se do të angazhohen për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve të këtyre vendbanimeve.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në emër të Federatës së Paqes Universale po merr pjesë në Konferencën Evropiane të Lidershipit “Shqiptarët, një Komb i Paqes” që organizohet nga Federata e Paqes Universale, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në Tiranë. Kjo konferencë organizohet në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe përpjekjeve të pareshtura për paqe botërore të Federatës së Paqes Universale me synimin për të nxjerrë në pah vlerat dhe përgjegjësitë e shqiptarëve si popull i paqes në vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ballkan. Organizatorët kanë shpallur  kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa për “Ambasador për Paqe”.

Ndërkaq,i fundit para simpatizantëve foli lideri i PDSH-së Ragmi Mustafa,i cili u prit me duartrokitje frenetike. Mustafa u tha  votuesve të PDSH-së se çmimin e  Ambasadotir të paqes të ndarë në Tiranë nga Federata e Paqes Universale ,si ambasador i Luginës po e ndaj me popullatën shqiptarë të Luginës së Preshevës. Ai foli edhe për angazhimin e PDSH-së në dalje në ndihmë shqiptarëve të Luginës në përmirësimin e statusit politik,në veçanti në dalje në ndihmë të rinjve shqiptarë  në regjistrimet në universitetet shqiptare të Kosovës,Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Në fund të këtij tubimi,doli mesazhi se sot një javë më 6 maj të votojnë numrin 1,respektivisht Partinë Demokratike Shqiptare.       a.i.

————————

PD E PËRKRAHUR NGA SHUMICA DËRMUESE E BANORËVE TË LETOVICËS

Partia Demokratike në krye me Mr. Nagip Arifin para disa qindra qytetarëve të fshatit Letovicë shpalosi sot programin e sajë në tubimin zgjedhorë të zgjedhjeve të 6 majit.

Prezenca e jashtëzakonshme e banorëve të këtij vendbanimi që sot kishin ardhur për ti dhënë përkrahje te fuqishme Mr.Nagip Arifit i cili në mandatin e tij si kryetarë komune kishte realizuar një sërë projektesh me rëndësi jetike për këtë fshat.

Gjatë këtij tubimi u tha se, brenda mandatit 4 vjeçarë të pushteti aktual në këtë fshat është investuar vetëm për dy reflektorë të fushës së sportit, ndërkohë që për projekte tjera ky fshat ishte lënë në harresë, për rreth 4 vite.

Banorët e fshatit Letovicë tashmë i kanë humbur të gjitha shpresat, ndërkohë që me padurim presin ardhjen e Mr. Nagip Arifit në postin e të parit të komunës që njëherit është edhe shpresa e vetme për banorët e këtij vendbanimi, u shprehën gjatë këtij tubimi.

Hajredin Hyda, këshilltarë nga radhët e PD-së në KK të Buajnocit, u shpreh se, Kryetari actual të cilit më 6 maj i skadon mandati, i ka kryer tri projekte kapitale në këtë fshat, njëri është ngjyrosja e shtyllave elektrike, vendosja e posterëve nëpër mure dhe projekti i fundit hapja e bunkerave.

Sikurse në çdo fshat edhe në këtë fshat shkolla është simboli i diturisë për të cilën banorët e Letovicës edhe sot iu janë mirënjohës Mr. Nagip Arifit.

Për projektet e shumta të cilët janë realizuar në këtë fshat, Hyda tha se, pushtetit aktual jo që nuk ka investuar gjë tjetër por as këto që janë nuk kanë mundur ti mirëmbajnë.

Ai gjithashtu tha se, pushtetit aktual nuk ka munduar as ta gëlqerosë shkollën e re e most kë flasim për të investuar diqka në këtë fshat.

Rrjeti i ujësjellësit në këtë fshat, që ka filluar para 4 viteve, dhe sot e kësaj dite akoma nuk ka mbaruar, edhe pse pushteti aktual tash është zgjuar nga gjumi dhe don ta mbarojë në kuadër të fushatës zgjedhore, por e kanë të kotë, tha këshillatari i PD-s nga fshati Letovicë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe njeriu i parë i këtij subjekti politik Mr.Nagip Arifi, i cili prioritet në këtë fshat e ka ndërtimin e një ambulante që është mëse e nevojshme për banorët e Letovocës.

            “Pjesmarrja juaj sot më bënë të mendojë se Partia Demokratike qenka dashur të formohet shumë kohë më parë” tha Arifi, duke shtuar se, ne nuk mund të premtojmë atë që nuk mund ta realizojmë.

Ajo qka habiti masën e tubimit ishte një nxënëse e shkollës fillore e cila kishe thurrur vargje për Mr.Nagip Arifin, poezi kjo e cila përcolli një mesazh të qartë se këtë njeri e mirëpresin me padurim në postin e kryetarit të komunës edhe rina e këtij vendbanimi (K.L)
 

SHPËRNDAJE