Granit Xhaka është futbollisti i radhës që ka komentuar ndeshjen e sotme mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Xhaka ka deklaruar se është i vetëdijshëm se ndoshta mund të fishkëllehen ai dhe shqiptarët e tjerë që luajnë për Zvicrën.

”Sot mund të fishkëllehemi nga tifozët shqiptar, por nuk mund të jemi të hutuar. Ndoshta dikush na sheh si tradhtar, por nuk është ashtu, pasi që në jemi krenar që jemi shqiptarë. Nëse unë shënoj, unë nuk do të festoi, por nëse shënon dikush tjetër për ne, unë nuk jam budalla që të mos festoi. Unë nuk do të këndoi himnin zviceran, por as shqiptar” deklaroi Granit Xhaka për “Blick” të Zvcrës

SHPËRNDAJE