Barcelona e regjistroi mbrëmë një fitore të madhe ndaj Villarrealit në udhëtim me rezultat 1:0.

Ky trepikësh ia mundësoi ekipit “Blaugrana” të shkëputet në 11 pikë ndaj përcjellësit të vetëm për titull, Real Madrid, edhe pse katalunasit e kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Xavi Hernandez është i lumtur me fitoren, por thotë se ende nuk ka marrë fund asgjë në luftën për titull të kampionit.

“Nuk është një distancë e pakapërcyeshme, mungojnë edhe 17 ndeshje. Jam i kënaqur, e kemi bërë një ecuri të shkëlqyeshme të rezultatet, me të vërtet të jashtëzakonshme. Ndeshjet si këto vlejnë shumë, i kemi marrë tri pikë mjaft të rëndësishme për titull”, u shpreh trajneri katalunas.

SHPËRNDAJE