Dark Mode Light Mode

Wenger, nuk ka nevojë për sulmues tjetër

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka nevojë të kërkoi sulmues për ta zëvendësuar ish-kapitenin, Robi van Persie.

Arsen Venger siguroi pas transferimit të Robin van Persit te Manchester United, se nuk do të blinte sulmues tjetër, sepse i kishte zëvendësuesit e holandezit. Francezi shpjegoi se lëvizjet e topcinjve në merkato, kryesisht blerjet e Olivier Zhirud dhe Lukas Podolskit, ishin bërë në funksion të largimit të 29-vjecarit, i cili me vetëm 1 vit kontratë të mbetur nuk u kishte lënë zgjidhje tjetër drejtuesve të skuadrës londineze. Gjithsesi, duke vlerësuar cilësitë e Van Persit, Venger pranoi që për fatin e keq të skuadrës që ai drejton është forcuar një rival shumë i fortë, si Mancester Junajtid, që pagoi 22 milionë stërlina për të marrë shërbimet e holandezit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − 6 =

Previous Post

Federer shqetësohet për Nadalin

Next Post

El Shaarawy, kërkon të jetë titullar

Advertisement