Presidenti serb Aleksandr Vuciq mbrëmë u viktimizua para publikut për protestat që po ndodhin në Novi Sad. Tha se po bëhet gjueti kundër pushtetit dhe frikësoi serbët me vështirësi në arritjen e rritjes ekonomike dhe rritje të pagave në vitet e ardhshme. Hyri pak edhe në rolin e zëdhënësit të Putinit. I çoi mesazh perëndimit se ai e njeh më mirë se të gjithë presidentin rus dhe i paralajmëroi ata për një veprim të mikut te tij Putin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një fjalim para opinionit tha se që sot pret dorëheqje të reja në qeveri dhe vende të tjera për shkak të aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, duke theksuar se duhet të ketë përgjegjësi edhe kur dikush nuk është drejtpërdrejt fajtor. Ai ka deklaruar se janë humbur jetë njerëzish për shkak të cilësisë së pamjaftueshme të punës dhe mos respektimit të ligjit.

Vuçiq shprehu shqetësimin për paralizën e autoriteteve shtetërore, duke pretenduar se disa njerëz nga frika e ndaluan Serbinë.

Ai apeloi publikun që të shmangë gjuetitë që mund të shkatërrojnë vendin, në vend që të besojnë tek institucionet për të gjetur përgjegjësit.

Vuciq kritikoi gjithashtu protestat, duke thënë se po kërkonin një “copë mish” dhe paralajmëroi për vështirësi në arritjen e rritjes ekonomike dhe rritje të pagave në vitet e ardhshme.

Ai përfundoi me një mesazh se do të përpiqet të marrë përgjegjësi dhe të ruajë stabilitetin deri në fund të mandatit të tij.

Veç kësaj, Vuçiq e luajti edhe rolin e zëdhënësit të presidentit rus Valdimir Putin. Ai mori guximin të dthotë se kushdo në Perëndim që mendon se presidenti rus Vladimir Putin “po kërcënon me armë bosh” nuk është normal dhe se nëse kërcënohen forcat ruse, ai do të përdorë armë bërthamore.

Vuçiq tha se pak njerëz e njohin presidentin e Rusisë si ai.

“Pra, disa që nuk e njohin thonë se ai kërcënon me armë bosh. Nëse rrezikohet siguria e Moskës dhe forcave të saj, ai nuk do të hezitojë për një orë. Ai do të përdorë armë bërthamore”, tha Vuçiq.

SHPËRNDAJE