(E plotëuar) – Nuk jam nga ata të cilët frikohen, qajnë dhe vajtojnë, dhe se e tërë vizita ime do të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar.
Këto komente i ka bërë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij të sotme në veri të Mitrovicës, pas incidentit të ndodhur në orët e sotme të mëngjesit në Zubin Potok.
Sipas tij, ky incident është shkaktuar nga tre persona të cilët janë në kërkim. Ai tha se hetimet janë duke u zhvilluar nga organet gjegjëse të hetuesisë, edhe pse nuk beson se sulmuesit do të kapen ndonjëherë.
Vuçiq potencoi se përkundër këtij incidenti, ai do të marr pjesë në tubimin e partisë së tij (SNS) që do të mbahet në ora 15:00 në Zubin Potok dhe se vizita e tij do të vazhdojë sipas planit të paraparë.
I pyetur nga gazetarët për përurimin e presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi dhe njohjen eventuale të Kosovës nga Serbia, Vuçiq është përgjigjur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë derisa ai të jetë kryeministër.
“Do të vazhdojmë me përpjekjet tona që gjithçka me Prishtinën të zgjidhet në kuadër të bisedimeve dhe Serbia nuk do të parashtrojë ultimatume, ndërsa nga Prishtina presim që të zbatojë obligimet dhe të gjitha të tjerat për të cilat ka nënshkruar, duke përfshirë këtu edhe formimin e Bashkësinë e komunave serbe”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq: Gjithçka nën 50 për qind të votave në Kosovë, është mossukses
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, njëherësh kryetar i Partisë Progresive serbe (SNS), ka bërë të ditur sot gjatë vizitës së tij në Kosovë, se gjithçka nën 50 për qind të votave nga qytetarët e Kosovës për Listën e përbashkët të rreth Partisë së tij, do ta konsideronte mossukses.
“Gjithçka që do të ishte nën 50 për qind të votave për Listën të cilën po e udhëheqë unë në Kosovë, mendoj se do të ishte mossukses I madh”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.
Ai më herët ka vizituar minatorët e Trepçës në Leposaviq, pastaj banorët e Zveçanit, ndërsa gjatë kohës kur po raportojmë është duke inauguruar Qendrën e re të onkologjisë në veri të Mitrovicës.
Mësohet se pas veriut të Mitrovicës, Vuçiq nën masa të rrepta të sigurisë do të vizitojë edhe komunën e Zubin Potokut.
Vuçiq: Trepçën do ta ruajmë, është e jona
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të insistojë që autoritetet e Kosovës të mos miratojnë ndonjë ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” të shndërrohej në ndërmarrje publike.
“Në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq nga veriu i Kosovës, raportojnë mediat serbe.
“Do të insistojmë në Bruksel… nuk dëshirojmë ta fyejmë askënd, dhe s’dëshirojmë të japim fjalë të mëdha… por Trepçën do ta ruajmë”, ka theksuar Vuçiq.
****************************
“Forcën e Serbisë nuk mund ta frikësojë askush”, ka thënë Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq para serbëve të tubuar që ta dëgjojnë Leposaviq.
Siç njoftojnë mediat serbe Vuçiqi në këtë tubim elektoral ka theksuar që “bombat nuk do ta frikësojnë” dhe se askush nuk mund ta ndalë vizitën e tij në Kosovë.
Sot mediat serbe kanë raportuar që në Sallën ku ishte parashikuar të fliste Vuçiqi ishte vendosur një bombë.
Nëse ky është inskenimi i radhës apo sa ka të vërteta në këto raportime mbetet të shihet.
Vuçiqi hyn në Kosovë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka hyrë në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinje, kurse për momentin ndodhet në Leposaviq.
Vuçiq do t’u drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do t’i vizitojë edhe disa vende tjera.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u ka thënë mediave serbe se Vuçiq do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën.
“Është një mbështetje e madhe për njerëzit atje që jetojnë në kohë të vështira” ka thënë Gjuriç.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Vuçia do të vijë në Kosovë me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Kurse, në kohën kur po pritet të ndodhë kjo vizitë, në veri të Kosovës janë vendosur posterë dhe billboard-a, ku i urohet mirëseardhje kryeministrit serb.
Vuçiq edhe disa javë më herët kishte paralajmëruar ardhjen në Kosovë, por ishte anuluar në momentet e fundit.
Vuçiq sot në Kosovë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot do ta vizitojë Kosovën, ku pritet t’i vizitojë disa nga vendet ku banojnë serbët.
Vuçiq do t’u drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do t’i vizitojë edhe disa vende tjera. Kurse, në kohën kur po pritet të ndodhë kjo vizitë, në veri të Kosovës janë vendosur posterë dhe billboard-a, ku i urohet mirëseardhje kryeministrit serb.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u ka thënë mediave serbe se Vuçiq do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën.
“Është një mbështetje e madhe për njerëzit atje që jetojnë në kohë të vështira” ka thënë Gjuriç.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Vuçia do të vijë në Kosovë me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Vuçiq edhe disa javë më herët kishte paralajmëruar ardhjen në Kosovë, por ishte anuluar në momentet e fundit.