z_1458981499-7958829Roja i sigurisë së një centrali bërthamor belg është vrarë gjatë natës së të premtes në Cahrleroi, në një distancë të vogël nga Brukseli.

Mjeti i tij identifikimit për të hyrë në impiant është vjedhur bën të ditur e përditshmja belge Derniere Heure.

Nga ana tjetër, mediat greke zbulojnë se si janë gjetur harta të aeroportit të Brukselit në kompjuterin e sekuestruar në Athinë, ku ka jetuar Abdelhamid Abaaoud, një nga autorët e ngjarjes së Parisit.

Gjithashtu nga një operacion blic në lagjen Schaerbeek në Bruksel është arrestuar një i dyshuar që mendohet se është plagosur në këmbë nga policia teksa tentonte të largohej.

Operacioni blic lidhet me atë të së enjtes në Paris që çoi në parandalimin e një tjetër atentati.

SHPËRNDAJE