Dark Mode Light Mode

Vrasje n'pikë ditës në qendër të Prishtinës

Ngjarja ka ndodhur pas orës 16: 00 në qendër të Prishtinës, pranë ish-objektit të Rilindjes, ku dhe gjenden disa ministri. Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën pasditen e së premtes. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri.

Për disa minuta dy grupe njerëzish të moshave të ndryshme janë përleshur me armë zjarri. Burime policore saktësojnë se viktima është një i ri nga Prishtina.

Ndërsa burime jozyrtare deklarojnë se viktima, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme me pronarët e një ndërmarrjeje, fillimisht plagosi njërin nga pronarët e saj.

Advertisement

Po sipas këtij versioni, të pakonfirmuar ende nga policia sepse hetimet po vazhdojnë, duket se kanë qenë djemtë e pronarit të cilët e kanë ndjekur viktimën dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona, ndërsa akoma nuk bëhen të ditura motivet e ngjarjes.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven − 3 =

Previous Post

Zbulohen grimcat më të shpejta se drita

Next Post

Jehona e e intervistës me ministrin Hoxhaj dhe propozimi i «Presheva Jonë» ne mediat zvicerane për Calmy-Rey

Advertisement