Dark Mode Light Mode

“Volvo” i thotë lamtumirë çelësit fizik (Video)

"Volvo" i thotë lamtumirë çelësit fizik (Video)

Personat që do të blejnë një makinë tip “Volvo” të re do të mund të bëjnë zgjedhjen revolucionare për të hequr dorë nga çelësi.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se nga viti 2017, shtëpia suedeze e automjeteve do të bëhet e para në botë që do të ofrojë një aplikacion për telefonat smart, që do të mundësojë zëvendësimin e çelësit fizik me atë elektronik.

Teknologjia inovative, që do të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonisë në Barcelonë, parashikon lidhjen përmes “Bluetooth”-it, duke ofruar mundësi të reja përdorimi të automjeteve.

Advertisement

Sipas autoriteteve të kësaj kompanie, aplikacioni i zhvilluar nga “Volvo” mundëson zhvillimin e të gjitha funksioneve për të cilat aktualisht përdoret një çelës fizik, si për shembull për të bllokuar dhe zhbllokuar portat apo portën e bagazheve, por edhe për të ndezur motorin.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + one =

Previous Post

Ja çfarë domethënie ka shkronja “i” tek iPhone

Next Post

Edhe Facebook Messenger do të shfaq reklamat e bizneseve 

Advertisement