Këngëtarja 24-vjeçare rrëfen se tekstet e saj i referohen pakënaqësive që ka në shtrat
Rihana sërish në qendër të thashethemeve rozë. Në një intervistë, këngëtarja ka deklaruar se ka disa “pakënaqësi” në shtrat… ndoshta është një mënyrë e re për të qenë sërish në qendër të vëmendjes, por Rihanna ka vendosur të shpjegojë përse shkruan shpesh tekste këngësh që lidhen pak a shumë me sferën seksuale.


Ndërkohë ajo ka siguruar se është shumë e zonja dhe kreative në shtrat, por shton se: “Shpesh herë njerëzit bëjnë gjithçka për të kënaqur tjetrin dhe harrojnë të marrin kënaqësi për veten. Besoj se cilësitë e mia më të mira janë shkathtësia dhe spontaniteti, rrezikoj pa pasur frikë. Për mua seksi është pushtet”.
2 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)