Dark Mode Light Mode

VIP-at, një natë ekstazie në Vlorë

Disa prej tyre nuk i kishim parë prej kohësh të dilnin në qarkullim, ndërsa janë fotografuar në fundjavë në një natë ndryshe në Mohito Club, në Vlorë.

Një natë me muzikë, striptiza dhe koketele të mrekullueshme ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit ndërsa janë parë të argëtohen për orë të tëra shumë personazhe të njohur VIP.

Paparaci ynë ka arritur të fotografojë çiftin e krijuar në “Big Brother 3” Erion Zeqiraj dhe Bertina Mehmeti, si dhe disa personazhe të tjerë që janë bërë të njohur nga ky reality show. Bertina Dhe Erioni janë parë të shkëputur në intimitet me njëri-tjetrin dhe nuk kanë ndalur së kërcyeri.

Po ashtu fotografi ynë ka fiksuar dhe shfaqjen në club pas shumë kohësh të këngëtares Orinda Huta në shoqërinë e Albanit të “Produkt 28”. E veshur me një fustan ngjyrë portokalli, Orinda ka performuar gjatë mbrëmjes.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve − 1 =

Previous Post

Shqipëria merr presidencën e radhës së PABSEC nga Ukraina

Next Post

Djokovic mund Nadalin dhe ngjitet i pari në listë !

Advertisement