Presheve, 4 prill – Siq kemi raportuar aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë si pergjigjie e “reciprocitetit” qe Serbia i ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Per kthimi elibrave sqip nga Beogrdai, Kosova nuk reagoi ne Bruksel. Por per përmbysjen e kamioneve serb Begradi reagoi menjehre ne Bruksel duke akzuar Vetevendosjen. Dhe duket ser Beogradit si gjithehere i ka shkruar fjlala ne BE dhe Brukseli ka ftuar palen serbe dhe kosovare ne bisedime ne Vienë për kete “incident”, ka mesuar agjencia e lajemeve “Presheva jonë” nga zyrtaret e BE-së ne Bruksle.
Keshtu me ftesë të Bashkimit Evropian, delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog Edita Tahiri sot ka udhëtuar për në Vjenë për të marrë pjesë në takimin urgjent me palen serbe të ftuar nga BE, në lidhje me njohjen reciproke mes dy shteteve të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR (the European Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road).
Në delegacionin e kryesuar nga ministrja Tahiri është edhe Hykmete Bajrami, ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Tahiri dhe koordinator i çështjes, Fejzulla Mustafa, Udhëheqës i Sektorit të Transportit të Mallrave të Rrezikshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bekim Mehmetaj, udhëheqës i sektorit IBM në Doganën e Kosovës.
Takimi i paraparë që të mbahet në Bruksel, kësaj radhe do të mbahet në Vjenë, për shkak se Aeroporti i Brukselit ende nuk është hapur për qarkullim të lirë pas ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit.