REAGIM  ndaj qëndrimeve të kryetarit të PVD-se Riza Halimi, deputet gjithpopullor në Republikën e Serbisë në intervistën e fundit dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva jonë”.

 

Sjelljet dhe veprimtaria e juaj e zbehtë zotri Halimi, na sollën që të kyçemi në Partinë Liberale Demokratike

Me plot vetëdije ndërgjegjje reagojmë ndaj gjitha të dhënave të juaja shumëvjeqare në politikë që nuk kanë të bëjnë me realitetin sinqeritetin njerëzorë e mos të flasim për tjera postet dhe pozitat që keni poseduar dhe që tani vazhdoni t’i posedoni. Veprimtarija e politikës së juaj shumëvjeçare ka dalur në shesh po që se pak dominon një vedije qytetare shumë lehtë është për të kuptuar duke përmbyllur me një të thënë “vaj vatani e vaj mileti kush e nis e ku na mbeti” kjo shprehje dokumenton të dhanat dhe kontributin e të nderuarit deputet. Dhe keto të dhëna veprime ja arritën kulminacionin e vetë në intervistën e fundit dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”, prandaj edhe vendosëm të reagojmë.

Përvojat e juaja shumë vjeqare në politikë ka treguar dhe dëshmuar se aspak nuk ka ndryshime nga forma dhe metoda e politikës së Millosheviqit,atëherë kur i rrezikohet karrika dhe pozita kundërshtarët dhe tradhtarët i gjendte në mesin e tij. Tani është koha dhe momenti që ma u dha neve guximi jo sipas dëshirës por sipas rrethanave dhe nevojave se zotri deputetit i mungon një gisht i zotriut Hafner, ky do të ishte veprimi më i mire i vetëdisimit të zotriut Riza Halimi.

 

Veprimet e zbehta të deputetit Riza Halmi në Beograd, na sollën që të marrim guximin e të kycemi në Partinë Liberale Demokratike për arësyje të thjeshtë se patroni i PVD-së mbron më shumë interesat e Ivica Dacicit si dhe idhtarëve të tjerë të tij, se sa qytetarëve të Luginës së Preshevë, ndërsa  Partia Liberale Demokratike është forca e së drejtës e cila synon dhe garantonë sovranitetin e Kosovës duke hedhur posht gjitha akuzat e deputeti si të pa baza.

 

Kontributi i Parties Liberale Demokratike ka qenë tej mase në dobi të vet deputetit i cili tani gjeti forma dhe mënyra që të etiketoj këtë subjekt, kurse nga liberalët gjeti ndihmesë duke i siguruar 2000 nënshkrime në Sanxhak dhe një grumbull votash që ju mundësua posti i deputetit. Për këtë mirësi të ti,ai neve na quan armiq.

 

Vallë, zotëri deputet aq shpejt harruat mikun e vjetër, që në kohrat më të vështira u gjend pranë jush ?! ku ju mbrojti nga sulmet e të tjerëve në parlament, kurse ju gjithënjë jeni thirrur për qështjen më madhore të kombit shqiptarë e për të fatkeqësisht asgjë nuk keni bërë, me keq ardhje po ju them të drejtën sinqerisht se nuk jeni deputet i Luginës por Gadaf i Liginës duke mbajtur postet e tuaja 21 vjet me radhë.

 

I nderuari Halimi ne nuk kemi qenë asnjëherë dhe në asnjë kohë antarë të këshillave zgjedhore, por ata ishin  antarë të partisë suaj për të cilën edhe kam dëshmi. Po e përmendi vetëm edhe një fakt që na ka mbetur në kujtesë në të gjitha vendvotime kur ti humbëshe në zgjedhje të gjygjit politik të Millosheviqit. Veprimet tuaja nuk kanë të bëjn me përmisimin e gjendjes ekonomike dhe politike por në destabilizimin e situatës si metodë e mbajtjes së pushtetit.

 

Por zoti Halimi edhe pse nuk e ke pranuar në ketë intervistë për *Presheva Jonë” po duket e qartë se po friksohesh që po të rrezikohet karrika konkretisht prej deputeti dhe jam më se i sigurt se prap do të vi dhe të përkulet pran Partis Liberale Demokratike vetëm e vetëm të kesh pushtetin në duar. Për fund konkludojmë se pretendimet tona nuk janë postet e nivelit qëndror por kontribut për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë lokal, të cilët ju i kujtoni vetëm në veprimet e fushatës parazgjedhore. Sigurisht se vlersimet dhe kontributi për mirqenje i mbetet votuesit e jo apeleve të dikujt sikur ju.

 

Kujtim Sadriu, manaxher nga

Këshilli i Partis Liberale Demokratike

SHPËRNDAJE